“Kurti ta shohë draftin”, Rama: S’e kam bërë unë, por ekspertë të nivelit botëror

13 Qershor 2023 | 20:18

Kryeministri Edi Rama mbajti një deklaratë për mediat ku konfirmoi se takimi mes qeverisë së Shqipërisë dhe Kosovës do të anulohet.

Ai shpjegoi se drafti që Kurti refuzon të shohë është realizuar dhe ekspertë të nivelit më të lartë botërorë dhe e vetmja arsye përse ky i fundit nuk pranon as ta shikojë është prej një pengese të fortë psikologjike. Rama shtoi se draft-statuti i propozuar ka marrë fjalë të mira nga të gjithë ata që e kanë lexuar.

“Kam bërë një propozim, janë bërë dhe propozime të tjera, ka dhe drafte të tjera. As nuk kam kërkuar t’i imponohem kujt, as nuk pretendoj që ai draft të merret dhe të adoptohet pa e parë. Unë nuk pres që presidenti i Serbisë të thotë bravo, as që ta pranojë sepse kanë shkruar diku në një marrëveshje që draftin me demek do e bëjë një ekip menaxhimi që është me serbë e ku di unë, unë s’pres nga ai, por minimalisht qeveria, kryeministri i Kosovës të thotë në rregull ta shohim, çfarë problemi ka. Merreni shiheni njëherë se nuk dihet. Mund të jetë komplet kot, por është top sepse nuk e kam shkruar unë, e kanë bërë ekspertë të nivelit më të lartë botërorë dhe faktikisht ata që e kanë marrë në Paris, në Berlin, në Bruksel, në Uashington kanë vetëm fjalë të mira. E keqja është që ka një pengesë psikologjike të fortë që ka të bëjë me natyrën e gjithë politikës së bërë nga të dytë,” – u shpreh Rama.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026