Rama: Me Albinin kemi qëllime të përbashkëta, por ja ku ndryshojmë…
Kryeministri Rama pasi njoftoi anulimin e mbledhjes së dy qeverive Kosovë-Shqipëri që pritej të mbahej në Gjakovë tha për mediat se ai dhe kryeministri Kurti i kanë qëllimet 100% njësoj.
Sipas tij të dy kërkojnë që Kosova të njihet nga të gjitha vendet e madje edhe nga Serbia, po ashtu të dy ata kërkojnë që Serbia të kërkojë falje për krimet e bëra ndaj Kosovës.
Megjithatë Rama tha se dy kryeministrat shqiptarë ndryshojnë pasi nëse Kurti mendon se këto duhet të bëhen të parat, Rama thotë se këto vijnë në fund.
“Për çfarë i duhet Kosovës ky konfrontim me Serbinë? Serbia e ka humbur luftën ushtarakisht një herë e mirë, pa kthim dhe pa të drejtë apeli në vitin 1999 dhe Serbia që nga viti 1999 nuk është më kërcënim për Kosovën, nuk ka çfarë i bën fare.
Jo sepse aty është Albin Kurti apo kushdo qoftë, por sepse aty është Amerika. Është Amerika e cila sot është acarimin maksimal me qeverinë e Kosovës. Atëherë për çfarë duhet kjo? Duhet për politikën e brendshme.
Unë jo vetëm që nuk prekem por përkundrazi më vjen mirë dhe është pjesë shumë e shëndetshme e marrëdhënies që kam me Albin Kurtin se themi atë që mendojmë edhe kur jemi dakord dhe kur nuk jemi dakord.
Qëllimin ne e kemi një, 100%. Qëllimi është njohja e plotë përfundimtare e Kosovës. Edhe nga Serbia përveçse nga gjithë të tjerët dhe kërkimi i faljes që Seria do i kërkojë Kosovës për krimet që ka bërë në Kosovë, kjo është finalja.
Ndryshimi mes meje dhe Albinit është se ai i do këto në fillim. Unë mendoj se këto vijnë në fund se kështu ka ndodhur në gjithë historinë e njerëzimit”,-tha kryeministri Rama.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme
Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik
Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç
- 11:57 Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë
- 11:53 Ekonomia e Kinës humbet ritmin, Pekini përballet me sfida të reja! Nuk arrin objektivin
- 11:50 Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme
- 11:43 Rritet sërish çmimi i naftës pas bllokadës së SHBA-së ndaj Iranit
- 11:39 Akuzohej për djegien e një ndërtese qeveritare gjatë protestave të janarit, Irani ekzekuton një tjetër të dënuar
- 11:38 SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare