“Shifrat tregojnë rritje”, Kumbaro: Si po ngrihemi në rang botëror me turizmin

13 Qershor 2023 | 22:17

Ministrja e Turizmit Mirla Kumbaro ishte këtë të martë në “Now me Erla Mëhillin” për të folur rreth turizmit në Shqipëri.  Ajo tha se tashmë kemi një shtrirje të turistëve në të gjithë vendin dhe se ka shifra faktike të cilat tregojnë se kemi rritje të numrit të turistëve në Shqipëri.

Ajo tha gjithashtu se edhe Organizata Botërore e Turizmit e klasifikoi Shqipërinë si vendin me performancën më të mirë në hyrjet ndërkombëtare në Europë dhe të tretin në rang botëror.

“Kemi mbyllur 5 muajt e parë të vitit dha na rezulton se jemi 42% më shumë se 5 muajt e parë të vitit të kaluar. Por nuk janë vetëm shqifrat ato që flasin. Ka një rritje për turizmin malor dhe kjo vjen për shkak të promovimit shumë të madh që ne i kemi bërë pasurive tona natyrore. Shqipëria ofron kulinari, në sitet e trashëgimisë kulturore kemi një rritje eksponinenciale si në kalatë muze ashtu edhe në sitet arkeologjike.

Këtu vijnë gjithnjë e më shumë turistë të huaj që nga ata që vijnë me motora, me kampera, me autobusë e deri te ata që vijnë familjarisht. Unë kam qenë duke bërë një inspektim në të gjitha portat doganore, ku po marrim masa për shërbimet e pritjes dhe ndeshem tërë kohën me turistë që hyjnë pa pushime dhe kalojnë pa asnjë problem. Ka shifra faktike që flasin për rritje por do duhet të vijë shtatori për të bërë një bilanc më të plotë”,-tha Mirela Kumbaro.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026