LISTA| Vendet më të rrezikshme për të udhëtuar në vitin 2023

14 Qershor 2023 | 09:19

Disa njerëz preferojnë që të udhëtojnë edhe në vende që konsiderohen si të rrezikshme, madje jo pak herë edhe të vetëm. Por ka një listë me disa shtete për të cilat duhet të mendohemi mirë nëse ia vlen të rrezikojmë…

Në renditjen e dhjetë destinacioneve më të rrezikshme për vitin 2023, të përpiluar nga gazeta britanike Daily Express, ka destinacione që janë gjithashtu shumë turistike si Brazili apo Xhamajka; sigurisht, prania e tyre në renditje nuk do të thotë se ato duhen shmangur fare. Por që, nëse duam t’i vizitojmë, duhet të marrim masat e nevojshme dhe ndoshta të informohemi dhe të shmangim linjat ajrore më të rrezikshme. Natyrisht, kujtojmë se kjo renditje është bazuar në shkallën e kriminalitetit, jo në kritere të tjera siç është prania e sëmundjeve endemike.

Të dhënat i referohen Rishikimit të Popullsisë Botërore, i cili llogarit shkallën e krimit të çdo vendi duke i lidhur krimet e raportuara me popullsinë totale dhe i referohet 100,000 banorëve për lehtësi. Siç mund ta shihni, shtatë vende në dhjetëshen e parë janë pjesë e Amerikës Qendrore ose Jugore. Këtu është renditja e plotë (krimet për 100,000 banorë).

Në këtë renditje nuk përfshihen vende që janë aktualisht në luftë sikurse është Ukraina, e cila po ashtu është e rrezikshme për të udhëtuar.

LISTA E VENDEVE TË RREZIKSHME PËR VITIN 2023

1- Venezuela (83,76)

2- Papua New Guinea (80.79)

3- South Africa (76,86)

4- Afghanistan (76,31)

5- Honduras (74.54)

6- Trinidad & Tobago (71.63)

7- Guyana (68,74)

8- El Salvador (67,79)

9- Brazil (67,49)

10- Jamaica (67,42)

 

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024