Rrëmbimi i policëve, kundërpërgjigjet Kosova: Ndalohet hyrja e produkteve serbe

14 Qershor 2023 | 16:38

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për ndalimin e hyrjes në territorin e saj të të gjitha produkteve serbe.

Sipas mediave kosovare, vendimi vjen si kundërpërgjigje ndaj rrëmbimit të tre efektivëve të forcave speciale të Kosovës në veri të vendit.

Në një reagim pak më herët në rrjete sociale, kryeministri Kurti tha se dyshimet mbi rrëmbimin e efektivëve bien mbi forcat e ushtrisë serbe.

Kurti e cilësoi aktin si një aggresion ndaj Kosovës, që synon përshkallëzimin e situatës dhe destabilizim.

Kurti kërkoi nga faktorët ndërkombëtar që të dënojnë agresionin dhe i bëri thirrje Beogradit të lirojë sa më parë efektivët e Republikës së Kosovës.

 

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit

Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, i kërkoi Serbisë të përshpejtojë reformat dhe të avancojë dialogun me Kosovën, duke theksuar se zgjerimi i Bashkimit Europian...
13:09 | 04/06/2026

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026