Spahiu: Albin Kurtin nuk do e tradhtojë Amerika apo Europa, por Vjosa Osmani
Juristi Kreshnik Spahiu tha në një intervistë për Euronews Albania se tradhtia për Albin Kurtin nuk do të vijë as nga Amerika, as nga Europa, por nga presidentja Vjosa Osmani.
Sipas tij BE-ja Berlini, Parisi, Brukseli ka shkëputur përfundimisht marrëdhëniet me Kurtin duke njohur vetëm Vjosa Osmanin dhe duke marrë parasysh që në historikun e saj politik ajo ka braktisur më herët dy liderë.
“Amerikanët e kanë bërë të qartë që nuk do të merren me sanksione ndaj Albin Kurtit dhe ja kanë lënë ato BE-së dhe Bashkimi Europian, Berlini, Parisi, Brukseli kanë shkëputur marrëdhëniet me Albin Kurtin dhe drejtpërdrejtë po njohin si legjitime Vjosa Osmanin, duke njohur të shkuarën e saj, pra turbulencat e saj politike. Ajo ka braktisur Fatmir Sejdiun, ish-presidentin e Kosovës për Isa Mustafën, pastaj ka braktisur Isa Mustafën e LDK-së për të ikur te Albin Kurti dhe BE-ja e di shumë mirë. Tani po përgatit braktisjen e Albin Kurtit. Albin Kurtit nuk do t’i vijë rrëzimi apo tradhtia nga SHBA-ja dhe BE-ja, por do t’i vijë nga lumi Vjosa,” – u shpreh Spahiu.
LEXONI GJITHASHTU:
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 17:27 BE ndihmë shtesë prej 100 milionë eurosh për ushtrinë libaneze
- 17:24 “Jo më udhëtime luksoze teksa ukrainasit po vdesin”, 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra për vizat ruse
- 17:21 Bitcoin bie në nivelin më të ulët që nga shkurti, rritet pasiguria në tregjet e kriptomonedhave
- 17:19 Planifikoi atentatin ndaj Ines Hajrullas, GJKKO dënon 11 vite burg Erio Zejnon
- 17:16 Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Rama
- 17:16 25 mijë vende të reja pune nga investimi i Amazon në Evropë