Berisha: Mohimi i gjenocidit serb nga Rama akt armiqësor ndaj çdo shqiptari. Trau në Rrugën e Kombit tregon urrejtjen ndaj Veriut
Ish-kryeministri Sali Berisha pas takimit me presidenten në detyrë të Kosovës, Vjosa Osmani vlerësoi nismën e saj për një rezolutë të Shqipërisë që dënon gjenocidin serb, ndërsa nuk i kurseu akuzat ndaj rivalit të tij historik, Edi Rama i cili sipas tij është njeriu që mohoi përmes dokumentit në parlament gjenocidin serb ndaj kosovarëve.
“zonja presidente e foli në parlament jo vetëm në emër të qytetarëve të Kosovës por të mbarë shqiptarëve, jo vetëm të shqiptarëve që sot janë gjallë por të gjeneratave të tëra që janë shuar, në emër të qindra mijëra shqiptarëve të cilët u masakruan barbarisht nga racistët serbë nga 1860 deri në 1999.
Akti i mohimit me urdhër të Edi Ramës në dokumentin e parlamentit shqiptar të gjenocidit serbë është art armiqësor ndaj çdo shqiptari, por është akt armiqësor ndaj njerëzimit që nuk njeh faje në dënimin e krimeve kundër tij dhe gjenocidin ndaj një kombi me baza raciste.
Gjenocidi ndaj shqiptarëve nga barbarët serbë pas Holokaustit ndaj hebrenjve është forma më e egër e gjenocidit që Evropa ka njohur dhe cilido që nuk e njeh këtë problem t’u referohet librave kushtuar krimeve kundër njerëzimi ku renditet e gjenocid serb ndaj shqiptarëve për antishqiptarin e tërbuar Ervin Kristaq Zografi.
Përpjekja e tmerrshme që u bë për shpërbërjen e Kosovës, për copëtimin e saj mes Vuçiç, këtij serbomadhi që është absolutisht një replike e Millosheviçit me ultranacionalizmi e Gjeorgjeviçi dhe Edi Ramës Zograf që s’ka interesa shqiptare. Denoncimi i këtij akti është i një rëndësie historike që të mos përsëritet më. Trau në Rrugën e Kombit është një akt armiqësor i tij nda Veriut dhe Kosovës”, tha ish-kryeministri.
Sipas ish-kryeministrit, vendosja e traut në Rrugën e Kombit nga kryeministri Edi Rama është një akt armiqësor i tij nda Veriut dhe Kosovës.
“Shqiptarët duhet ta dinë se që nga viti 2013, falë asaj rruge qytetarët e Kosovës kontribuonin me 320 mln euro në PPB e Shqipërisë dhe që sot është më i madh dhe ky njeri që nuk ka investuar 1 qindarkë të vetëm për marrëdhëniet Shqipëri-Kosovë vuri traun, taksë për qytetarët e Kosovës për të ardhur në Shqipëri në një akt prej faqeziu.
Vizita e presidentes ishte e rëndësishme sepse nëse vendosim të flemë mbi varre, paqe s’mund të ketë kurrë”, tha z. Berisha.
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq