“Vuçiç ishte sot në ambasadën ruse” Spaho: Po s’folëm sot për Kosovën, kur do flasim

15 Qershor 2023 | 12:25

Deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho, kërkoi nga foltorja e Kuvendit që diskutimet në Kuvend këtë të enjte të mbahen në lidhje me zhvillimet në veri të Kosovës.

Spaho theksoi se sot Kosova ndodhet në një situatë tepër të vështirë dhe ndaj Kuvendi I Shqipërisë duhet të dalë në mbështetje të Prishtinës zyrtre.

Spaho e cilësoi anulimin e mbledhje të dy qeverive si një akt turpi, që mund të bëhet vetëm nga tradhtarët.

“Zoti Balla është turp i madh që sot Kuvendi i Shqipërisë nuk organizon një debat për Kosovën, e cila sot ndodhet në momëntin më kritik që nga krijimi i shtetit të Kosovës. Thikat për ta coptuar janë mprehur dhe ky është një skenar shumë ogurzi. Po s’folën sot ne, kur do flasim? Po të them ty se presidenti i Serbisë ka qenë në ambasadën ruse në Beograd dhe është takuar me ambasadorin rus dhe kinez, kurse ne dëgjojmë fjalët e tua që kërcen degë më degë. Është turp i madh që kryeministri i Shqipërisë del e bën publike qëndrimet për Kosovën, në një kohë kur nuk ka diskutuar për asnjë gjë me udhëheqjen e Kosovës. Nuk ka diskutuar as brenda spektrit politik në Shqipëri, pasi kjo është një çështje që tejkalon politikën.

Turp i madh që anulohet takimi mes dy qeverive. Këtë mund ta bëjë një bashibozuk si Haxhi Qamili ose një tradhtar si Esat Pasha. Këtë e bën këtë për të shpëtuar karrigen e vetë që t’u thotë aleatëve që unë jam me ju”, tha Spaho.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë

Ky është mesazhi që kanë shpërndarë në WhatsApp punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët, për shkak se nuk përdorin rrjete sociale, kanë zgjedhur këtë...
12:48 | 04/06/2026

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026