Berisha në Kuvend: Me dorëzimin e Asocacionit, Rama u bë avokat i Serbisë së Madhe

15 Qershor 2023 | 13:15

Ish-kryeministri Sali Berisha foli nga foltorja e parlamentit në lidhje me zhvillimet në veri të Kosovës.

Berisha theksoi se Kosova është një vend i pavarur dhe me qeveri legjitime, ndaj Shqipëria nuk duhet të përzihet në dialogun me Serbinë.

Ai theksoi se me propozimin e draftit të Asocacionit, kryeministri Rama u bë avokat i projektit të Beogradit për Serbinë e Madhe.

“Kosova është vend i pavarur me qeveri legjitime. Shqipëria nuk duhet të përzihet në dialog. Nëse përzihet qëndron në anën e Kosovës, në rastin e Ramës ai qëndron në anën e Vuçiç dhe nuk ka shqiptar që beson në qëllime të tjera përveçse për të ndihmuar me çdo kusht e çdo mënyrë padronin e tij.

Ky zotëri për arsye të cilat i di ai vetë pas vizitës në Serbi u bë një zëdhënës i neveritshëm, avokat i turpshëm i projekteve të Serbisë së Madhe.

Projekti i asociacionit ishte ndërhyrja më brutale në çështjet e brendshme të Kosovës, akt antishqiptar. E konsideroi Kosovën vend vasal. Anuloi takimin me qeverinë e Kosovën pasi ajo nuk pranoi të diskutojë draftin e marrë në sirtarin e Vuçiç.

Rama e bëri këtë jo vetëm si shërbim ndaj Beogradit, por sepse korriku po vjen, është në hetim për aferën e McGonigal. Tani është i gatshëm të kryejë çdo akt vetëm që të lehtësojë pozitën e tij të pashpresë.

1 muaj më parë dosja e McGonigal që kishte në përmbajtje ryshfetin për të shkrirë opozitën shqiptare është shkrirë me dosjen ruse”, tha Berisha.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026

Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje

Autobusi i linjës Durrës–Spitall (linja e Universitetit) u përfshi nga flakët teksa ishte në lëvizje. Zjarri u vu nën kontroll në kohë nga shërbimi zjarrfikës,...
12:10 | 04/06/2026