Bursa europiane hap garën për borxhin 600 mln euro që kërkon Shqipëria

15 Qershor 2023 | 15:51

Bursa e Londrës ka listuar kërkesën e Shqipërisë për marrjen e borxhit 600 mln euro në tregjet ndërkombëtare. Sipas dokumentit, “Eurobondin” e radhës, është me afat maturimi 5-vjeçar dhe norme interesi  5.9%.

Qeveria shqiptare është pranë marrjes së borxhit  me vlerë 600 mln euro. Bursa e Londrës ka konfirmuar dhe listuar kërkesën e vendit tonë, për “Eurobondin” e radhës, me afat maturimi 5-vjeçar, dhe një normë interesi  5.9%. 

Në dokumentin me 194 faqe që shoqëron kërkesën për emetimin e borxhit, përfshihet dhe një analizë mjaft e gjerë mbi Shqipërinë dhe ekonominë e vendit tonë, me të cilën investitorët duhet të vlerësojnë a ka rrezik ose jo t`i japin borxh me kushtet e sotme.

Pas rrezikut të inflacionit dhe paqëndrueshmërisë në tregun energjetik, dokumenti vlerëson si rreziqe edhe ekonominë informale, korrupsionin, sistemin gjyqësor dhe statistikat që nxjerr qeveria. Për këto të fundit, investitorët këshillohet t`i marrin me rezerva, së bashku me riskun që buron nga pasaktësia e tyre.

Fillimisht qeveria shqiptare planifikoi një hua 500 milionë euro për këtë vit, por zhvlerësimi i monedhës europiane ka nxitur autoritetet të kërkojnë edhe 100 milionë euro më të lartë.  Pjesa më e madhe e kësaj shume pritet të shkojë për të financuar borxhet e mëparshme,  ndërsa në historikun e kërkesave 13-vjeçare për eurobond, kjo është dalja e 6-të në tregjet ndërkombëtare. 

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun ka arritur një minimum të ri historik. Sipas kursit të Bankës së Shqipërisë, Euro kembehet 95.3 lekë, niveli...
14:43 | 04/06/2026

Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina

Bordi i Transparencës publikoi të enjten çmimet e reja të karburanteve në vend. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN...
13:28 | 04/06/2026

Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Fluksi i lartë i të huajve që po vijnë në Shqipëri, të nxitur nga çmimet e lira të akomodimit, po çon në një shtrenjtim të...
14:50 | 03/06/2026