English

Bursat e ekselencës, studentët duhet të punojnë 3 vite në administratë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

160 studentë kanë marrë bursat e ekselencës. Bursa përfitojnë edhe studentët që kanë marrë çmime në olimpiada ndërkombëtare.

- Advertisement -

“Problemi kryesor ka qenë teknik dhe vjen nga universitetet, pasi fondi u ka shkuar pavarësisht vonesave ata nuk i kanë humbur bursat. Studentët morën 1 milion e 700 mijë lekë për të gjithë muajt. Është llogaritur me nivelin e pagës në shtator. Këto muaj do jenë me 40 mijë lekë në muaj,” – tha Artan Spahiu, drejtor i AKFAL.

Bursa e ekselencës, është për 3 kategori  studentësh, të cilët duhet të përmbushin disa kritere, për ta përfituar.

“Studentët ekselentë duhet të kenë mesataren 10 nga matura dhe mesataren e maturës 9.5 e lartë. Nuk ka rëndësi në çfarë programi studiojnë, ata që janë në prioritetet kombëtare duhet të vijnë me  një mesatare nga matura edhe provimet  8.5 e lartë. Janë dhe maturantët që kanë fituar 1 në 3 çmime në olimpiada ndërkombëtare. Pavarësisht mesatares mund të zgjedhin të bëhen pjesë nëse studiojnë në programe që përputhen ne fushën ku kanë fituar,” – sqaroi Spahiu.

Të gjithë studentët përfitues nuk paguajnë tarifën e universitetit, si dhe duhet të ruajnë mesataren për 3 vitet akademike. Ndërkohë në marrëveshjen e firmosur midis tyre, universiteteve dhe Agjencisë Kombëtare të Financimit të Arsimit të Lartë, thuhet se në përfundim të studimeve, ata brenda një afati kohor prej 6 vitesh, duhet të punojnë 3 vite në administratën publike.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

A mendoni se dhënia e 2 bonuseve për pensionistët këtë vit lidhet me fushatën elektorale?