Kurti zbulon bisedën me ambasadorët e QUINT-it: Ja çfarë u kërkova atyre…
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha në parlamentin e Kosovës, se është ende në pritje që KFOR të urdhërojë Serbinë që të kthejë në Kosovë, policët e rrëmbyer e të ndëshkojë këtë shkelje flagrante të pikës së 4 të marrëveshjes së Kumanovës. Kurti tha se KFOR nuk mund të jetë i heshtur ndaj këtij sulmi që duhet ta parandalonte.
Kryeministri i Kosovës tha gjithashtu se ka folur me ambasadorët e QUINT-it.
“Qeveria do bëjë gjithçka që është e mundur që të lirojë tre policët e rrëmbyer. Kam pasur bi9seda telefonike mbrëmë me emisarin special amerikan Gabriel Escobar, me amabsadorin Jeffrey Hovenier dhe në këtë takim po vij, pas një takimi me të gjithë ambasadorët, zëvendës-ambasadorët, shefave të misioneve dhe diplomatëve të tjerë në republikën e Kosovës ku i kemi informuar gjerë e gjatë për situatën.
Tani kur po bëhen 30 orë të rrëmbimit të tre policëve dhe ende nuk kemi deklaratën e KFOR-it i cili ka qenë në vendin e ngjarjes, unë kam shprehur edhe protestën time për këtë heshtje, por edhe kërkesën për reagim urgjent.
Në vendin e ngjarjes janë gjetur gjurmët e këpucëve që shkojnë drejt Serbisë, të veturave pa targa dhe sidomos të prangave të plastikës, të forcave serbe. Pra ata jo vetëm që kanë kryer rrëmbimin, por kanë dashur të lënë dhe gjurmë. Ky është një agresion me arrogancë, synimi i tyre ka qenë që të dihet që ata kanë qenë aty në atë kohë”,-tha Kurti.
LEXONI GJITHASHTU:
Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 13:54 Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
- 13:47 Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës