Tjetër parti e re në vend? Kreu i lëvizjes ”Diaspora për Shqipërinë e Lirë”: Shkaqet pse ikin shqiptarët

18 Dhjetor 2020 | 19:02

Në Ditën e Diasporës, kreu i shtetit, Ilir Meta tha se rreth 64 % e emigrantëve ilegalë në Evropë që vijnë nga rajoni janë shtetas shqiptarë. Ai pohon se shumica e tyre janë të rinj pasi sistemi në Shqipëri nuk u krijon mundësitë për të ndërtuar të ardhmen këtu.

Kryetari i Lëvizjes “Diaspora për Shqipërinë e Lirë”, Florian Haçkaj, u shpreh në Euronews Albania se shqiptarët ikin nga vendi pasi nuk ndihen të sigurt.

Ai shtoi se kjo reflektohet tek sektorët bazë si arsimi, shëndetësia dhe siguria, të cilët sipas z. Haçkaj nuk funksionojnë siç duhet dhe për pasojë brishtësia e tyre nxit largimin e qytetarëve.

“Por duhet të thekmi që për hir të së vërtetës se Diaspora ose emigrimi nuk është probleme vetëm shqiptar. Nuk  është problem që lindi në 1990. Fatkeqësia për shqiptarët është se dita e emigrimi është përditë. Janë gjërat që i duhen një njeriu për të jetuar i qetë në jetën e tij si siguria, shëndetësia dhe arsimi. Të gjithë e dimë se ku janë këto”, tha ai.

Gazetari Eno Muja pyeti z. Haçkaj nëse lëvizja që ai përfaqëson do të kthehet në parti politike, por ai tha se ky nuk është qëllim në vetëvete.

“Unë do ta formuloj ndryshe, ne do të jemi gjithmonë aktivë në politikë, por nuk janë pjekur gjërat dhe ky nuk është synimi ynë. Të gjithë kur ikin jashtë shtetit duhet të punojnë dyfish për të arritur stadin që kishin në vendin e tyre. Nëse do ishte një lëvizje politike, duhet të piqen kushtet dhe duhet mbështetje e gjerë. Ne nuk na intereson të jemi lëvizje politike”, u shpreh ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026