Nikollë Camaj: Besoj fort se Dritan Abazoviç do u qëndrojë premtimeve

18 Dhjetor 2020 | 20:44

Nikollë Camaj, drejtues i partisë Lidhja Demokratike e Shqiptarëve në Mal të Zi duke komentuar zhvillimet e fundit politike në vendin fqinj thotë se vizita e parë e kryeministrit të ri Krivokapic në Bruksel ishte domethënëse dhe se Mali i Zi mbetet pro perëndimor.

“Shikoni ndarjen në diçka pro serbe dhe pro ruse e kemi trashëgimi nga regjimi i kaluar dhe natyrisht një pjesë e madhe e banorëve të Malit të Zi. Kryeministri është i vendosur në këtë drejtim drejt perëndimit,  që të fitojë dhe të ruaj përkrahjen e forcave pro perëndimore dhe vetë kabineti i tij ministrat e mbështetin fuqishëm këtë opsion, që Mali i Zi mos të devijojë nga rruga e integrimeve”,-shprehet z. Camaj.

Por fitimi i zgjedhjeve nga koalicioni me në krye Krivokapiç largoi nga pushteti Gjykanoviç pas 30 vitesh. Ky largim nga pushteti sipas Camajt ka sjellë dhe probleme te kjo parti.

“Krejt kjo varet nga ajo se sa thellë do të shkojë qeveria e re në hetimin e grabitjes që i është bërë Mali të Zi në këto 30 vite, në hetimin e korrupsionit në nivele më të larta dhe se sa ato hapa do prekin strukturat e partisë së Millo Gjykanoviç. Brenda partisë ka pakënaqësi dhe se ka mundësi të lind një parti tjetër, por një gjë është pothuajse e sigurt se do të ketë tërmet të brendshëm në këtë parti”,-thotë ai për “Balkan Talks”.

Gjatë vizitës të fundit në Tuz zv. kryeministri i mbështetur fuqimisht nga faktori perëndimor z. Dritan Abazoviç tha se “diskriminimi ndaj shqiptarëve ishte i qeverive të kaluara” dhe sipas z. Camaj, ai do t’i qëndrojë premtimeve të dhëna në fushatë.

“T’u them të drejtën, Dritanin e kam edhe mik personal dhe pozita që ka ai sot është meritë e punës së tij dhe jo e faktit se u ka shërbyer strukturave të ndryshme. Unë besoj se i tillë do të mbesë se pushteti nuk do ta prishë”, rrëfen kryetari i LDSH-së.

Gjatë intervistës gazetari Franko Egro e pyeti z. Camaj edhe për mundësinë e zhdukjes së mosmarrëveshjeve që partitë shqiptare kanë me njëra-tjetrën me qëllim që të konsolidohen dhe të bëhet një koalicion i gjithëfuqishëm.  

“Ideja që të bashkohen partitë shqiptare nuk është e re, por gjithmonë lindin arsye të reja për të mos u bashkuar. Nëse do ishim në një listë do grumbullonim më shumë vota, por sërish do kishim dy deputetë. Në fund të fundit nuk ka rëndësi numri i deputetëve, por qeverisja”, tha z. Camaj.  

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Koloneli: Pasurimi i uraniumit, pika më e nxehtë, frika e Perëndimit është bomba bërthamore

Kolonel Çlirim Toçi ka deklaruar në emisionin “Balkan Talks” se qëndrimi i Shtetet e Bashkuara të Amerikës për moslejimin e pasurimit të uraniumit nga Irani...
21:44 | 29/05/2026

Kreu i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane zbulon planin e tre kongresmenëve për Kosovën në NATO

Presidenti i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane, Martin Vulaj ka diksutuar në “Balkan Talks” lidhur me raportet e SHBA-së me Kosovën, kryesisht, nismën e tre kongresmenëve...
20:38 | 16/05/2026

Rezolutë që Kosova të futet në NATO, Turdiu: Hap pozitiv për sigurinë, pengesë mbetet mosnjohja nga 4 vende

Diplomati Gazmend Turdiu ka komentuar zhvillimet e fundit lidhur me një rezolutë të paraqitur në SHBA, e cila mbështet aspiratën e Kosovës për anëtarësim në...
21:44 | 01/05/2026