E vendosi ministër të Brendshëm, porosia e Ramës për Çuçin: Ndiq rrugën e Lleshajt

19 Dhjetor 2020 | 07:41

Bledi Çuçi mori dje zyrtarisht detyrën e re si ministër i Brendshëm.

Teksa la ministrinë e Bujqësisë, Çuçi fillimisht u betua përpara presidentit, Ilir Meta së bashku me pasardhësen e tij, Milva Ekonomi. 

Pasi dorëzoi çelësat e ministrisë së Bujqësisë përmes një ceremonie që zgjati për gati dy orë, Bledi Çuçi u prit në ministrinë e Brendshme nga paraardhësi i tij, Sandër Lleshaj.

Ceremonia e dorëzimit të detyrës u zhvillua edhe në praninë e kreut të qeverisë, Edi Rama, i cili i dha “bekimin” në detyrën e re ministrit Çuçi.

 “Ministri i Brendshëm të konsolidojë atë profil që Sandri (Lleshaj) filloi të ndërtonte si një figurë drejtuese, e punëve të brendshme, jo si polici numër 1 i Shqipërisë”, u shpreh Rama.  

I tillë duket se është edhe zotimi i Çuçit, i cili e merr këtë post të rëndësishëm kaq befasisht. Ai dëshiron që mandati i tij, për aq sa të zgjasë të mbahet mend si ministër i punëve të Brendshme.  

 “Në përfundim të mandatit do të doja që publiku të thoshte i mbaroi mandati ministrit të Brendshëm, dhe jo ministrit të policisë apo të rendit”, u shpreh Çuçi.

“Ndihem mirë që sulmet që u shkaktuan kundër shtetit, t’i përballojmë pa shkaktuar ndonjë tragjedi të pariparueshme”, ishin fjalët e fundit të Sandër Lleshajt nga zyra që e drejtoi për afro dy vjet.  

Lexoni gjithashtu:

Sandër Lleshaj zbulon prapaskenat e emërimit të Bledi Çuçit si ministër i Brendshëm

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026