Begaj nga Forumi i Prespës: Kosova është një realitet i pakthyeshëm

16 Qershor 2023 | 14:59

Nga forumi i Prespës, presidenti i Republikës, Bajram Begaj përsëriti qëndrimin se Kosova është një realitet politik i pakthyeshëm dhe se integriteti territorial dhe sovraniteti i saj nuk mund të vihen në dyshim.

Kreu i shtetit shqiptar iu bëri thirrje liderëve të Kosovës dhe Serbisë që të ulen në tryezën e bisedimeve për zbatimin e marrëveshjes së Ohrit që çon më pas drejt normalizimit të marrëdhënieve dhe njohjes reciproke.

“Dakordësia e fundit publike e arritur në Ohër, mes Kosovës dhe Serbisë, ishte një moment tjetër optimizmi, por që shumë shpejt duket sikur po shndërrohet në një moment zhgënjimi.

Nuk dua të hyj këtu në detaje, pasi partnerët tanë evropianë dhe amerikanë po japin një kontribut të jashtëzakonshëm që palët të arrijnë një kompromis për normalizimin e marrëdhënieve e njohjen reciproke.

Askush nuk mund të verë sot në pikëpyetje sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës. Kosova është një realitet politik i pakthyeshëm!

Por vlerësoj, se është koha e duhur që liderët e këtyre dy vendeve të ndërmarrin përgjegjësitë historike, që ashtu si ata të Maqedonisë së Veriut e Greqisë pesë vjet më parë, të çojnë përpara procesin e pajtimit, si dhe normalizimin e marrëdhënieve dhe njohjen mes tyre”, tha Begaj

Në edicionin e tretë të Forumit të Prespës për Dialog merrnin pjesë dhe Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenber, Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviç dhe Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviç.

 

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026