Zjarrfikësit pa staf në Shkodër, reparti me 30 punonjës, s’mulohen nevojat e qarkut

16 Qershor 2023 | 17:12

“Edhe këtë vit afrimi i stinës së nxehtë  njëherësh dhe sezoni turistik e gjejnë me mangësi në numër efektivësh repartin e zjarrfikës në Shkodër”

Një gjë të tillë e ka konfirmuar për Euronews Albania Shefi i repartit zjarrfikës në Shkodër Agim Ponari i cili ka konfirmuar se aktualisht janë vetëm 30 punonjës zjarrfikës në strukturë.

“Numrini efektivëve që operojnë në operacion janë 30, aktualisht 27. Duke ju bazuar dhe ligjit të miratuar në kuvendin e republikës, një zjarrfikës duhet të jetë maksimumi për 2 mijë banorë që do të thotë të paktën 100 por neve nuk e kërkojmë këtë numër . Kërkojmë të paktën 50 vetë të jenë në operacion sepse kemi dhe një automjet që do ta dërgojmë në Velipojë , ta mbulojmë dhe Velipojën për sezonin e verës, pasi këta persona do ta mbulojnë dhe atje”,-tha Agim Ponari, drejtor zjarrfikës Bashkia Shkodër.

Pavarësisht kësaj Ponari thotë që do bëhet maksimumi për të përballuar me sukses stinën e nxehtë. Vështirësinë në sezonin veror e shton dhe përdorimi i bombolave të gazit nga bizneset për të cilët Ponari apelon për kujdes të shtuar.

 “U bëj thirrje qytetarëve të mundohen me çdo kusht të largojnë këto bombula. Janë në çdo moment rrezik për jetën e atij banori, rrezik për banesën . Këto bombula duhet të rimbushen vetëm në pikat ku kamë licensën për këtë punë . Nuk duhet të mbushen bombula në pikat e karburantit ”-tha Agim Ponari, drejtor zjarrëfikës Bashkia Shkodër.

Nisur dhe nga sezonet e kaluara ku shumë zjarre janë shkaktuar dhe nga pakujdesia , Ponari ka një thirrje dhe për drejtuesit e automjeteve dhe barinjtë që të bëjnë kujdes me hedhjen e cigareve.

Punën e zjarrfikësve e vështirëson jo pak dhe  prokuroria e cila çdo vit ka nisur procedime penale për zjarrvënjet por asnjëherë nuk ka pasur persona që tu jenë vendosur prangat për zjarrvënje .

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Çollaku komenton Kuvendin Kombëtar të protestës: Është kurth për ta shuar

Politikani Kreshnik Çollaku i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me protestën. Gjatë fjalës së...
22:24 | 03/07/2026

Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Mbrëmjen e kësaj të enjte ka nisur marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës. Pas qëndrimit prej gati 2 orësh para Kryeministrisë, protestuesit kanë vijuar...
21:55 | 03/07/2026

Sekuestrohen 46 kg kanabis në Rinas pas kontrollit të fluturimit Toronto-Tiranë, dy persona nën hetim

Autoritetet doganore, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, kanë goditur një tentativë për trafikim të lëndëve narkotike në Pikën e Kalimit Kufitar të Rinasit, në...
21:46 | 03/07/2026