EMRAT| 6 të arrestuar dhe 3 në kërkim, finalizohet operacioni anti-drogë në Korçë
Pas 6 muajsh është finalizuar një operacion anti-drogë në Korçë. Nga ky operacion 43 persona janë nën hetim, 10 janë ndaluar, 6 janë arrestuar, ndërsa 3 janë shpallur në kërkim. 24 të tjerë janë duke u hetuar në gjendje të lirë.
Të arrestuar në flagrancë gjatë këtij procedimi janë shtetasit: Isuf Durmishllari; Minella Pleqi; Gjergji Renja; Ardi Sterjo; Donald Qemal; Nikola Lara.
Gjatë operacionit u sekuestruan në total 9 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis, 388 gramë kokainë, 1 armë zjarri, municion luftarak, fidanë kanabis, llamba led, 9 automjete, 6 peshore elektronike, 28 celularë dhe shuma parash dhe eurosh, të përfituara nga veprimtaria kriminale.
Vijon puna operative-gjurmuese e proceduriale, për dokumentimin ligjor të veprimtarisë kriminale në ngarkim të personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet të paligjshëm.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
LEXONI GJITHASHTU:
Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës