Thaçi: Ja sa gazetarë janë sulmuar në veri të Kosovës gjatë muajve të fundit

17 Qershor 2023 | 17:44

Gazetarja Dorentina Thaçi ka dhënë detaje në lidhje me sulmin që ndodhi ditën e djeshme ndaj gazetarëve në veri të Kosovës.

Në një intervistë për Euronews Albania, ajo theksoi se që prej kohës kur kanë nis sulmet në Kosovë, gazetarët janë sulmuar 29 herë.

Sipas saj sulmi i djeshëm ishte më i rëndë nga të gjithë.

“Me aq sa kam kuptuar, numri i sulmeve me ditën e djeshme ka shkuar rreth 28 ose 29. Kjo shifër është gjatë kohës që ka nis tensionet në Kosovë. Në pjesën verore të Kosovës, këto kohët e fundit, jemi përballur me  fyerje të vazhdueshme nga protestuesit serbë, me kërcënime se do ua thyejnë pajisjet. Kemi pasur shumë raste ku dhe nuk na kanë lejuar që të punojmë.  Dita e djeshme  ishte më e rënda nga të gjitha ditët që kemi raportuar këto kohët e fundit”- tha ajo.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Mos merrni Ozempic pa recetë, vetëm me rekomandim”, mjekja: Do monitorim strikt

Në një lidhje live për Euronews Albania me Ilir Kazaferin, mjekja Albana Daka foli mbi përdorimin e ilaçit Ozempic, i cili është një ilaç që...
18:55 | 07/04/2026

Astrofizikani flet për Euronews: Ju them ku janë alienët dhe sa mundësi ka që të prekin Tokën

Astrofizikani Erald Buneli, në një lidhje live për Euronews Albania me Ilir Kazaferiun, u shpreh se teoria që alienët kanë mbërritur në Tokë nuk ekziston....
11:45 | 03/04/2026

Anulohen fluturimet me Italinë, gazetarja tregon arsyen pse po zhvillohet greva

Në një lidhje live për Euronews Albania me Ilir Kazaferin, gazetarja Alba Kepi foli për grevën disa orëshe të linjave ajrore që po mbahet në...
17:28 | 26/02/2026