Këpucari: Prada apo Balenciaga s’kanë asgjë më shumë se këpucët tona artizanale

17 Qershor 2023 | 18:15

Zoti Kreshnik, mjeshtri i këpucës që bën këtë profesion që 19 vjeç, shprehet se firmat e mëdha nuk kanë asgjë më shumë se këpucët që ai bën në cilësi, por vetëm emrin e famshëm.

Në një intervistë për emisionin “Real People”, ai u shpreh se ka klientë që shkojnë për të riparuar këpucët me çmime 200 euro, të cilat i kanë blerë prej pak kohësh.

Kreshniku shtoi se tashmë është i kënaqur për profesionin e tij, pasi ka rifilluar të vlerësohet. Sipas tij më përpara këpucët artizanale injoroheshin nga njerëzit duke i cilësuar si “mall shqiptar”.

“Ç’a janë këto këpucët e famshme jo po Prada dhe jo po Balenciaga vetëm emrin kanë. Materialin se besoj se kanë ndonjë dallim me këpucët tona.

Këpucët kanë astar. Astarin e brendshëm ne ia vendosim lëkurë pasi nëse është inkelit, atëherë këpuca do të fillojë të mbajë erë. Nëse e provon me çakmak inkeliti digjet e rudhos, nëse lëkura nuk pëson asgjë.

Është një punë shumë e veçantë, tani është rikthyer sërish vëmendja dhe ka dhe vlerë. Më përpara thoshin “hë se mall shqiptar është” dhe nuk e vlerësonin, ndërsa tani kanë filluar e vlerësojnë punën artizanale”, tha këpucari.

 

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:18 | 04/06/2026

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026