Shefja e SHISH në Komisionin e Sigurisë, mbyllet mbledhja pas debateve të deputetëve

19 Qershor 2023 | 12:35

Deputetët e Partisë Demokratike në Komisionin e Sigurisë Kombëtare kanë kërkuar që drejtuesja e SHISH, Vlora Hyseni, të sqarojë rolin e vendit tonë mes tensioneve në veri të Kosovës.

Nasip Naço, kryetari i Komisionit të Sigurisë, pati një përplasje me deputetët, konkretisht me Ervin Salianjin i cili kërkoi fjalën dhe me Falmur Nokën i cili pretendon se Hyseni nuk po jep sqarime siç i takon.

“Kërkesa për procedurë jepet në mënyrë të menjëhershme dhe kërkesën proceduriale para se t’i bësh ti ose siç i bën ti kërkesë drejtueses së shërbimit, ka një kërkesë dhe një interes të shtuar publik. Mos u sill si pronar se nuk të shkon. Mbajini në xhep drejtuesit. I emëroni si i emëroni, për çfarë i thërrisni në komision, mbajini në xhep,” – u shpreh Salianji.

“Lule mos më prek s’ka këtu,” – u kthye Noka, duke iu referuar këtu Vlora Hysenit.

Ndërkaq Naço ndërpreu seancën për 5 minuta pushim, pasi tha se deputetët qëndrojnë urtë kur nuk ka media dhe dëshirojnë protagonizëm në praninë e kamerave.

Kërkesa për këtë seancë është përpiluar nga deputeti Ferdinand Xhaferraj dhe është mbështetur nga të gjithë deputetët e opozitës në Komision, me përjashtim të Enkelejd Alibeajt i cili nuk ka firmosur.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026