“S’ka burrë nëne që na mbyll gojën”- Salianji: Pyetjet që shqetësuan PS për Hysenin
Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, foli për mediat pas debateve në Komisionin e Sigurisë që çuan në mbylljen e mbledhjes ku po raportonte drejtuesja e SHISH, Vlora Hyseni.
Salianji tha se tensionet lindën pas pyetjeve të bëra prej tij në lidhje me akuzat për lidhjet me Serbinë, që qarkullojnë në media mbi drejtuesen e SHISH.
Ai shtoi se nuk ka asnjë mundësi që mazhoranca t’u mbyllë gojën deputetëve të opozitës dhe drejtuesja e SHISH do të duhet të vijë sërish në Komisionin e Sigurisë për të raportuar për situatën në Kosovë.
“Nuk u respektua as procedura as ligji për ta hedhur në votë mbylljen e komisionit. Shqetësimi ynë ishte për dy akuza të hedhura në publik ndaj drejtueses së SHISH. E para është nëse ka pasur shkarkim të zonjës Hyseni nga inteligjenca e Kosovës për shkak të lidhjeve me Serbinë. Dhe ishte kjo pyetje që shkaktoi tymnajë në radhët e deputetëve të mazhorancës. Pyetja e dytë, që mendoj se duhet të kishte një përgjigje, është që a ka patur para, gjatë apo në kohën që është në krye të SHISH udhëtime në Beograd.
Shqetësimi i tretë ishte nëse e ka mbushur institucionin e SHISH me militantë partiakë. Dhe gjithashtu po e pyesja nëse ka persona në radhët e punonjësve të SHISH, që bëjnë shantazh me informacionet që disponojnë dhe a i shërbejnë grupeve kriminale. Për këto nuk morën përgjigje dhe u mbyll mebledhja.
Nuk ka burrë nëne që i mbyll gojën deputetëve të opozitës dhe do ta marrin përgjigjen ashtu siç e morën sot”, tha Salianji.
LEXO GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq