Legalizimi i kanabisit, eksperti: Mungon tregu, vetëm të huajt do përfitojnë

19 Qershor 2023 | 16:23

Me miratimin e projekt-ligjit për legalizimin e kanabisit për qëllime mjekësore, Shqipëria hap dyert për kompanitë prodhuese të kanabisit.

Por në këto kushte, ekspertët e ekonomisë ngrenë pikëpyetje nëse do të përfitojë tregu shqiptar nga ky sektor i ri.

“Nuk shikojë ndonjë impakt pozitiv për sa i përket aspektit ekonomik. Shqipëria është vend i vogël dhe në të tilla kushte përdorimi është në nivel të papërfillshëm”, thotë Klodian Muço, ekonomist.

Sipas ekspertëve, tregu shqiptar nuk ka një kërkesë të mjaftueshme për të nxitur investime në të tillë sektorë dhe si rrjedhojë e konsiderojnë këtë vendim si jokonsistent. As tregu i eksportit nuk duket se e justifikon të tillë iniciativë.

“Tregu është vetëm 400 milionë euro, shifrat janë gati të papërfillshme për të thënë që ka një treg. Sasitë që do mbillen në Shqipëri janë të papërfillshme për të thënë që do ketë një impakt pozitiv në eksport”, shprehet Muço.

Projektligji liston kushtet mbi të cilat do të bazohet shpërndarja e licencave për subjektet e interesuara. Megjithatë duke analizuar pikat, asnjë kompani shqiptare nuk përmbush kushtet për të përfituar një të tillë, pasi kriteri kryesor është eksperienca trevjeçare në kultivim, prodhim, përpunim, dhe tregtim të bimës së kanabisit. Të tilla kushte ngrenë pikëpyetjen se për kë hartohet ky ligj dhe se kush do përfitojë prej tij.

“Eksperienca në kultivim nënkupton që nuk do të përfitojnë qytetarët shqiptarë, por disa sipërmarrës të huaj. Në vend do ngelen pak o aspak para, siç ndodh rëndom në Shqipëri”, thekson eksperti i ekonomisë.

Projektligji parashikon 200 ha tokë në rang kombëtar të dedikuara për kultivimin e bimës. Gjithashtu, bashkë me këtë ligj do të ngrihet dhe Agjencinë Kombëtare për Kontrollin e Kanabisit, e cila do të varet nga Ministria e Shëndetësisë dhe në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë dhe Ministrinë e Brendshme. Agjencia do të angazhohet në kontrollin dhe monitorimin e të gjithë procesit prodhues.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një deklaratë për mediat nga Korça ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi...
16:22 | 04/06/2026

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026

“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të enjte në Maliq të Korçës, ku një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë...
15:32 | 04/06/2026