Tritan Shehu: 99% e kanabisit përdoret si drogë, në mjekësi është eksperimental
Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu tha në një intervistë për “Good morning Albanians” në Euronews Albania se 99% e kanabisit përdoret si drogë, ndërsa në mjekësi është eksperimentale.
Sipas tij, Shqipëria nuk i ka kapacitetet për të prodhuar kanabis për qëllime eksperimentale.
“Përdorimi kryesor, 99% i sasisë së kanabisit, është si drogë. Një sasi e vogël e saj përdoret në eksperimente shkencore, përdoret edhe në mjekësi. Ka shumë droga të tjera që përdoren në mjekësi. Janë opiatet, është kokaina pas një përpunimi të thellë industrial, nga një industri shumë e sofistikuar. Kanabisi është akoma në fazën eksperimentale, në fazën e studimit shkencor. Në Shqipëri nuk ka as kapacitet për eksperimente shkencore dhe për përpunimin e kanabisit, e para. E dyta, kërkesat e tregut për përdorimin mjekësor të kanabisit janë shumë të vogla, sepse nuk ka një përdorim të gjerë, ka vetëm një përdorim eksperimental dhe shkencor.
Në Itali për shembull, që është një vend i madh dhe ka kërkim shkencor, prodhohet një sasi kanabisi shumë e vogël për kërkimin shkencor, por ama prodhohet me kontrollin e ushtrisë, nuk e ka askush tjetër, e ka ushtria italiane që kontrollon prodhimin e kanabisit për arsye shkencore,” – u shpreh Shehu.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë