Europa, kontinenti që po ngrohet më shpejt në botë

19 Qershor 2023 | 18:31

Evropa duhet të përgatitet për më shumë valë vdekjeprurëse të të nxehtit, të nxitura nga ndryshimet klimatike, është thënë në një raport të publikuar të hënën.

Sipas gjetjeve të raportit të përpiluar nga Organizata Botërore për Mot dhe Shërbimi Evropian për Klimën ky kontinent ka qenë 2.3 gradë Celsius më i nxehtë vitin e kaluar, në krahasim me epokën para-industriale.

Thatësia, temperaturat rekorde mbi sipërfaqe të detit dhe shkrirja e pashembullt e akullnajave, janë në mesin e pasojave me të cilat po përballet bota, si pasojë e ngrohjes globale.

Evropa, e cila është ngrohur dyfish më shumë sesa mesatarja globale, prej vitit 1980, ka regjistruar rekord të temperaturave vitin e kaluar.

Franca, Gjermania, Italia, Portugalia, Spanja dhe Mbretëria e Bashkuar, kanë regjistruar vitin e kaluar, verën më të nxehtë ndonjëherë në histori.

Në raport është thënë se më së keqi do të goditen vendet e varfra, të cilat kanë bërë pak për t’i luftuar emetimet e karbonit, të cilat e rrisin temperaturën.

Sipas raportit, i nxehti ekstrem i ka lënë më shumë se 16.000 njerëz të vdekur vitin e kaluar, derisa vërshimet dhe stuhitë kanë shkaktuar dëme në vlerë të 2 miliardë dollarëve.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:18 | 04/06/2026

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026