“Dalja e tezave, problem ndër vite”, ish-drejtoresha e arsimit: Matura, online
Majlinda Keta, ish-drejtoreshë arsimi ishte këtë të hënë e ftuar në Euronews Albania për të folur rreth mënyrës se si u administrua këtë vit matura shtetërore, ku duket se edhe një herë tjetër, teza ka dalë, siç është bërë tashmë zakon ndër vite, sapo ka nisur provimi.
Mjalinda Keta tha se ky administrimi I maturës shtetërore është një problem ndër vite që bëhet edhe për arsye dashakeqëse, në mënyrë që të marrin rezultate fiktive, jo reale. Keta tha gjithashtu se duke qenë se tashmë të gjithë shqiptarët po marrin shërbime online nëpërmjet e-albania ndoshta ka ardhur koha që edhe matura shtetërore të bëhet online duke shmangur kështu të gjitha keqadministrimet që bëhen në klasat kur zhvillohen provimet.
“Mendimi im është se çështja e administrimit të maturës shtetërore është një problematik ndër vite, po ashtu edhe dalja e tezës. Ky vit I ka dhënë mbase kapakun se kjo formë e administrimit të maturës shtetërorë nuk shkon. Unë mendoj se duhet të shkohet deri në fund dhe përgjegjësit të marrin atë që i takon.
Po a është e pamundur të administrohet pa ngjarje të tilla matura shtetërore? Unë do bëja një pyetje. Ne kemi kaluar të gjithë në e-albania, atëherë pse është e vështirë që në një kohë kur shteti pretendon digjitalizimin e sistemit arsimor, pse të mos zhvillohet online duke shmangur çdo lloj gjëje në administrimin e maturës shtetërore?”-tha Majlinda Keta.
LEXONI GJITHASHTU:
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 22:22 “Fryma e protestës është kundër kapitalizmit”, Rexhaj: Këto nuk janë kërkesa!
- 21:59 Hitaj: Nëse protesta vazhdon edhe dy javë, PS dhe PD do luftojnë për vendin e dytë në Tiranë
- 21:49 “Kërkoj ndjesë publike, votova ndryshimet kushtetuese të vitit 2008”, flet ish-deputetja
- 21:30 Të shtëna me armë zjarri ndaj një servisi celularësh në Babrru, kapet i dyshuari 18-vjeçar
- 21:23 Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 27-të të protestës
- 21:13 Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 920