Protestë për rrogat, 70 punonjëse të fasonerisë në Fier nuk paguhen prej 2 muajsh
70 punonjëse të një fasonerie në Fier kanë më shumë se 6 muaj që nuk paguhen ose paguhen vetëm pjesërisht për punën.
Në dy muajt e fundit ato nuk janë paguar fare nga pronari i fasonerisë, i cili i ka hequr edhe nga puna. Të ndodhur në këto kushte, ato janë ngritur në protestë për të drejtat e tyre.
Në vështirësi ekonomike e familjare, punonjëset e larguara nga puna kanë kërkuar njëzëri ndërhyrjen e institucioneve shtetërore për zgjidhjen e kësaj situate, pasi deri tani nuk ka pasur reagim.
“Më hoqën nga puna dhe më thanë do t’i marrësh kur të vijnë të tjerët. Unë deri tani nuk kam marrë asgjë. Është i detyruar me ligj që kur dikush largohet t’i shlyejë detyrimet. Kur nuk e gjejmë të drejtën edhe me ju atëherë ç’duhet të bëjmë ne? Nuk na kanë thënë që kanë falimentuar”, thotë një grua.
Në mbështetje të grave ishte edhe përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Fasonerive Alfred Bushi. Ai tha se mosreagimi i institucioneve është i pajustifikueshëm dhe se punonjëset duhet të marrin të drejtat e tyre.
Nga ana e drejtuesve të fasonerisë ende nuk ka asnjë reagim për pretendimet e punonjëseve. Ndërkohë, këto të fundit shprehen se janë të vendosura t’i shkojnë deri në fund kauzës së tyre.
LEXONI GJITHASHTU:
Të shtëna me armë zjarri ndaj një servisi celularësh në Babrru, kapet i dyshuari 18-vjeçar
Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 27-të të protestës
Policia shpëton dy turiste holandeze të bllokuara në Shpellën e Pëllumbasit (VIDEO)
- 23:14 Çipa: Një qeverisje e mençur i merr disa nga diaspora dhe u jep vende në administratë!
- 22:22 “Fryma e protestës është kundër kapitalizmit”, Rexhaj: Këto nuk janë kërkesa!
- 21:59 Hitaj: Nëse protesta vazhdon edhe dy javë, PS dhe PD do luftojnë për vendin e dytë në Tiranë
- 21:49 “Kërkoj ndjesë publike, votova ndryshimet kushtetuese të vitit 2008”, flet ish-deputetja
- 21:30 Të shtëna me armë zjarri ndaj një servisi celularësh në Babrru, kapet i dyshuari 18-vjeçar
- 21:23 Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 27-të të protestës