Rritet deficiti tregtar, fasoneria ndikon negativisht në uljen e eksporteve
Deficiti tregtar i vendit u rrit me 5.8% për vitin 2019 krahasuar me një vit më parë. Eksportet pësuan një ulje prej gati 4%, ndërsa importet u rritën krahasuar me vitin 2018.
Eksportet kanë pasur një trajektore rritëse që nga gushti i vitit që lamë pas, ndërsa importet u ulen. Megjithatë, krahasuar me nëntorin eksportet pësuan një ulje të konsiderueshme. Kjo, sepse edhe tërmeti i 26 nëntorit preku një numër biznesesh, sidomos ato të industrisë fasone.
Përkatësisht zëri për tekstilet dhe këpucët kontribuoi në këtë rënie, ndërsa impaktin më pozitiv e ka pasur industria nxjerrëse.
Rënia e eksporteve, sidomos ajo e energjisë elektrike dhe rritja e deficitit tregtar kanë dhënë kontributin e tyre në ngadalësimin e rritjes ekonomike, sipas Bankës Botërore. Rritja vjetore në 2019 për Bankën është 3.4%, nga 4.3% që kishte parashikuar Ministria e Financave dhe Ekonomisë.
Arsye të tjera që kanë ndikuar në rritjen e deficitit dhe uljen e eksporteve kanë qenë situata e paqëndrueshme politike që ka dekurajuar investitorët e huaj dhe rënia e euros. Një arsye tjetër që Banka Botërore përmend janë politikat kufitare që ka Shqipëria, që rrisin kostot për eksportuesit.
Prodhimi i energjisë elektrike u rrit 43% në maj, HEC-ET mbajtën peshën kryesore
40 mijë kërkesa, shtyhet edhe 10 ditë afati i aplikimeve për subvencionet e fermerëve
Samiti i “Accenture Greqi” në Tiranë: Si inteligjenca artificiale po transformon bizneset
- 23:14 Çipa: Një qeverisje e mençur i merr disa nga diaspora dhe u jep vende në administratë!
- 22:22 “Fryma e protestës është kundër kapitalizmit”, Rexhaj: Këto nuk janë kërkesa!
- 21:59 Hitaj: Nëse protesta vazhdon edhe dy javë, PS dhe PD do luftojnë për vendin e dytë në Tiranë
- 21:49 “Kërkoj ndjesë publike, votova ndryshimet kushtetuese të vitit 2008”, flet ish-deputetja
- 21:30 Të shtëna me armë zjarri ndaj një servisi celularësh në Babrru, kapet i dyshuari 18-vjeçar
- 21:23 Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 27-të të protestës