Ukrainasit vijojnë epopenë, Moska: Po zmbrapsim sulmet
Ushtarët ukrainas vendosën flamurin e tyre në një territor të rimarrë nën kontroll, një event që nuk po përsëritet aq sa do të donin autoritetet, por që tregon se kundërofensiva po jep disa fryte.
Fshati PAJ TIKA TKI ishte i fundit i 8 lokaliteteve që u çliruan këtë muaj. Në tërësi, 100 deri në 113 kilometra katrorë janë rikuperuar nga trupat vendase.
Armatimet perëndimore nuk kanë mundësuar që reagimi i ukrainasve të bëhej pa humbje jete. Ekspertët ushtarakë sugjerojnë se Kievi mund të bëjë një ndërprerje taktike për të rafinuar strategjinë e tij.
Nga Moska, ushtria ruse deklaron se ka zmbrapsur sulme të shumta të forcave ukrainase në Bakhmut dhe Zaporizhia. Kremlini ka bërë gjithashtu të ditur se ka shkatërruar depozita me armatime perëndimore përmes raketave me saktësi të lartë.
Ndërkohë, heshtja thuajse e plotë e autoriteteve ukrainase në rrjedhën e ofensivës është në kontrast me qasjen ruse, e cila jep detaje dhe shifra të pretenduara të viktimave të armikut në fronte të ndryshme.
LEXONI GJITHASHTU:
- Britania do t’i mbajë asetet ruse të ngrira derisa të kompensohet Ukraina
- Ukraina mund të ketë ndërprerë përkohësisht kundërsulmimin
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme