Denoncimi i PD-së, Teliti: Pensionistët për 7 vite në rrënim ekonomik, shpërblim qesharak

21 Dhjetor 2020 | 11:43

Ish-deputeti Dorjan Teliti përmes një postimi në faqen zyrtare të Partisë Demokratike ka bërë thirrje për rrëzimin e kryeministrit të vendit, Edi Rama.

Sipas tij Rama është një histori dështimesh tani më prej 7 vitesh dhe hodhi akuzën se shpërblimi i festave për pensionistët është një shpërblim qesharak.

“Të patrajtuar financiarisht dhe të harruar nga qeveria e klientelës, pensionistët janë të detyruar të presin lëmoshën e qeverisë. Shqipëria ofron ndihmën më të vogël ekonomike për qytetarët e saj – më pak se çdo vend i botës,” – thuhet në deklaratën e Telitit.

Sipas tij kryeministri nuk ka në prioritetet e tij mirëqënien e qytetarëve të vendit por vetëm po rrit koston e jetesës e po shton papunësinë.

 “Këtë vit çmimet e ushqimeve janë rritur me 4.7%, duke shkaktuar një humbje të fuqisë blerëse të pensionistëve prej rreth 100 mijë lekësh të vjetra. Pensionistët e shohin këtë shtrenjtim të jetesës kudo, në supermarkete, dyqane ushqimore, në farmaci,” – shtoi ish-deputeti i Partisë Demokratike.

Së fundmi ai apeloi për ndryshimin e qeverisë në datën e zgjedhjeve, më 25 prill.

 

Lexoni gjithashtu:

Sot fillon shpërndarja e shpërblimeve për pensionistët, afati deri më 31 dhjetor

Dalin datat e shpërblimit, 10 ditë kohë për pensionistët për të marrë bonusin 5000 lekë

Rama: 34 mln dollarë për shpërblimet e pensionistëve, vaksina anti-COVID falas për këdo ka dëshirë ta bëjë

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)

Seanca e së enjtes në Kuvend nisi me një minutë heshtje në nder të efektivit të vrarë në krye të detyrë në Maliq. Ishte kreu...
10:30 | 04/06/2026

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026