“Rezistencë ndaj policisë për serverat”- Gazetarja detaje nga brenda kampit MEK

20 Qershor 2023 | 11:41

Gazetarja e Euronews Albania, Kloida Gjuzi, raportoi se ka pasur kontrolle të shumta policie që prej orës 3 të mëngjesit të sotëm në qendrën e muxhahedinëve në Manzë të Durrësit.

Brenda kampit janë hedhur lëndë neutralizuese, ndërsa banorët thonë se nuk e dinë pse po bëhet ky kontroll. Nga tensionet raportohet për 1 viktimë dhe 36 të plagosur.

Sipas informacioneve situata ka agravuar pasi banorët e kampit kanë bërë rezistencë për të dorëzuar serverët dhe kompjuterët.

Të plagosurit dhe viktima nuk dihet nëse janë brenda kampit apo janë zhvendosur diku tjetër.

Zëdhënësi i MEK ka raportuar se si pasojë e kontrolleve të zhvilluara nga Policia e Shtetit  në qendrën e muxhahedinëve në Manzë të Durrësit, ka mbetur i vrarë një banor i Ashrafit, Ali Mostashari, deklaratë kjo e cila u mohua nga policia. Sipas tyre ka të plagosur, por jo viktima.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një deklaratë për mediat nga Korça ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi...
16:22 | 04/06/2026

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026

“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të enjte në Maliq të Korçës, ku një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë...
15:32 | 04/06/2026