Shqipëri-Iran, një dekadë përplasje për shkak të muxhahedinëve

20 Qershor 2023 | 15:51

Vendimi i qeverisë në ikje e Sali Berishës dhe konfirmimi nga kryeministri i ri Edi Rama për të pranuar me mijëra opozitarë iranianë në Shqipëri do të tensiononte një dekadë më parë marrëdhëniet me Republikën Islamike të Iranit.

Për 10 vite, mes Tiranës dhe Teheranit do të shkëmbeheshin akuza dhe kundër-akuza, si dhe pozicionin kundra njëra-tjetrës në çështje të interesit të tyre kombëtar.

Por nga deklarata, u kalua në veprime. Shqipëria do të akuzonte Iranin për planifikimin e sulmeve terroriste në vend gjatë kualifikimeve të Kupës së Botës së vitit 2018. Në media u raportua se iranianët kishin planifikuar sulme në ndeshjen që kombëtarja shqiptare do të luante kundër Izraelit. Qeveria reagoi duke dëbuar diplomatët iranianë, përfshirë ambasadorin e Iranit.

Irani, si kundërpërgjigje, akuzoi Shqipërinë për fabrikim nën presionin amerikan dhe izraelit.

Në janar 2020, pas vrasjes së gjeneralit iranian Kasem Soleimani nga forcat amerikane, lideri suprem iranian Ali Khamenei dhe presidenti Hassan Rouhani mbajtën fjalime duke fyer Shqipërinë si “një vend të vogël dhe djallëzor” që po përdoret për të përmbysur regjimin islamik në Iran.

Deklaratat u dënuan nga Tirana.

Sulmet kibernetike të 15 korrikut 2022 ndaj agjencive shtetërore shqiptare i dhanë goditjen e fortë marrëdhënieve me Iranin. Më 7 shtator, kryeministri Edi Rama akuzoi Iranin se qëndronte mbrapa sulmeve dhe njoftoi mbylljen e ambasadës në Tiranë dhe shkëputjen e marrëdhënieve diplomatike me Iranin.

Por më pak se një vit nga ky vendim, Irani u rikthye në Shqipëri nëpërmjet Turqisë. Një seksion i posaçëm është hapur nga Teherani brenda Ambasadës turke, që ka për qëllim mbrojtjen e interesave iraniane në vendin tonë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Arrestohen në flagrancë dy efektivë të Komisariatit Nr. 3 në Tiranë, dyshohen për korrupsion dhe shpërdorim detyre

Dy punonjës të Policisë së Shtetit janë arrestuar në flagrancë në Tiranë, pasi dyshohen për veprat penale të “korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione...
17:59 | 16/07/2026

Deklarata e ministres serbe, Rama: Nuk bëhemi kor histerik sa herë del një çyryk në Beograd e flet përçart

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në ‘X’ ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç për spastrimin etnik të Kosovës. Rama shkruan...
17:45 | 16/07/2026

Plagosja në Shkodër, arrestohet autori 18-vjeçar. Pranga edhe babait të tij për bashkëpunim në krim

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me plagosjen e regjistruar këtë të enjte në ambientet e Poliklinikës në qytetin e Shkodrës. Policia bën me dije...
17:09 | 16/07/2026