Pedagogu Martini rrëfen dhunimin brenda komisariatit të policisë: Më goditi pasi i thashë se kam pasaportë britanike

21 Dhjetor 2020 | 15:43

Aleanca për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar organizoi një protestë para ministrisë së Brendshme, pasditen e së dielës, pas shoqërimit në polici të katër anëtarëve të saj. Aktivistët pretendojnë se në ambientet e komisariatit është ushtruar dhunë fizike ndaj tyre. Protestuesit kërkojnë  që Policia e Shtetit të reformohet dhe të mos dhunojë qytetarët.

Një prej tyre aktivistëve të dhunuar ishte pedagogu i Liceut Artistik, Donald Martini, i cili gjatë një interviste për Euronews Albania tha se është ndaluar pa asnjë arsye madje edhe është dhunuar brenda Komisariatit të Policisë në Tiranë.

“Ngjarja është shumë banale. Duke kaluar në rrugë shoh një veprim të policisë që ishte i pa arsyetueshëm, po tërhiqnin një njeri me forcë në rrugë. Nxjerr telefonin dhe filloj të filmoj, e ndjek deri tek rruga “George W. Bush” përballë qendrës tregtare “Toptani”, ishte edhe Ergys Mërtiri që po filmonte. Policia i merr telefonin, edhe pse i tha që jam gazetar dhe kam të drejt të filmoj.

Pavarësisht kësaj e kapin dhe e funsin në makinën e policisë. Polici më shikon dhe mua që po filmoja dhe më bie duarve. Telefoni më ra në tokë. Më vjen keq për personin e katërt që vetëm pse më dha mua telefonin e morën dhe e futën në makinë”, tregon z. Martini.

Petagogu thotë se forcat e policisë nuk i kanë dhënë asnjë arsyetim për shoqërimin ndërsa shton se ndodhej rastësisht në atë ngjarje. Ndërsa më pas tregon se është goditur nga një efektiv policie brenda në  komisariat pasi i tha se kishte dhe nën shtetësi britanike.

“Nuk më kanë dhënë asnjë arsyetim për ndalimin. As nuk kundërshtova, asgjë. Se si mund të sillen në atë mënyrë. Vetëm njerëzit mund të sillen në atë mënyrë. Ergys Mërtiri po vazhdonte të diskutonte me policin, Serianin e qëlluan me shpullë dhe ai po diskutonte arsyen e ndalimit. U shokova kur pashë diçka të tillë brenda komisariatit të policisë.

Një nga policët më pyeti kush isha dhe thash Donald Martini dhe instiktivisht i thash që kam dhe pasaportë britanike dhe i kërkova çfarë të drejtash kisha. Mirë, mirë më tha ulu dhe momentin që ulem më qëllon me shqelm në fytyrë. Është shumë banale e gjitha. Në 5 minuta isha i gjakosur. Ndoshta gabimi im i vetëm ishte që thashë që kam dhe pasaportë britanike, vetëm kjo mund ta ketë mërzit. Pa diskutim që do ta çoj në gjyq, kërkoj të drejtën time. Nëse policia nuk po bën detyrën saktë nuk ka pse më sekuestron dhe cenoi mua, sidomos brenda komisariatit të policisë është e pafalshme”, përfundoi z. Martini.

Ai thotë se ironike është fakti se ngjarja vjen pas vrasjes së 25-vjeccarit Klodian Rasha nga policia dhe ministri i Brendshëm dha dorëheqjen. Pedagogu shtoi se, ditën e parë të detyrës së ministrit të ri Bledi Çuçi ndodhi ky incident për të cilin ministri nuk ka bërë asnjë reagim. Nisur nga kjo ai thotë se sjella e Policisë së Shtetit nuk do të ndryshojë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë

Ky është mesazhi që kanë shpërndarë në WhatsApp punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët, për shkak se nuk përdorin rrjete sociale, kanë zgjedhur këtë...
12:48 | 04/06/2026

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026