BE: Nuk kemi konfirmim për takimin Kurti-Vuçiç, por presim përgjigje pozitive

21 Qershor 2023 | 13:25

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka thënë se BE-ja nuk ka ende përgjigje nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, për ftesën për një takim këtë javë në Bruksel.

“Ne kemi thënë mjaft sa i përket pritjeve tona, pasojave të mundshme dhe hapave. Çështja kryesore është të kemi takim këtu në Bruksel dhe rreth kësaj, në këtë moment, nuk kam asgjë për të saktësuar”, tha Stano gjatë një konference për media.

Megjithatë, Stano shtoi se “deri në fund të javës ka akoma kohë”, por se nuk mund të konfirmojë ndonjë datë apo kohë për takimin e ftuar nga përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell.

“Po presim dhe shpresojmë se mund ta kemi datën dhe kohën e takimit, dhe t’i diskutojmë pastaj modalitetet. Nuk kemi kohë për të humbur. Tashmë është koha për veprime e jo për fjalë dhe spekulime”, tha Stano.

Burimet diplomatike të REL-it thonë se takimi mund të zhvillohet më 22 ose 23 qershor, ndërsa përmendin gjithashtu mundësinë që Kurti dhe Vuçiç të mos kenë takim direkt por vetëm takime bilaterale me Borrell.

Që nga fundi i majit, tensionet në veri të Kosovës u rritën pasi kryetarët e rinj shqiptarë të komunave në veri, me asistimin e Policisë së Kosovës hynë në ndërtesat komunale, mes kundërshtimeve nga serbët lokalë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Energjia diellore i kursen 12.8 miliardë euro për Evropën mes krizës së naftës dhe gazit

Energjia diellore po luan një rol kyç në mbrojtjen e ekonomisë evropiane nga kostot e larta të importit të lëndëve djegëse fosile, ndërsa tensionet në...
15:11 | 06/06/2026

Vizita në Spanjë, Vatikani: Papa Leo do të takohet me të mbijetuarit e abuzimit seksual nga kleri katolik

Papa Leo do të takohet me të mbijetuarit e abuzimit seksual nga kleri katolik gjatë vizitës së tij njëjavore në Spanjë. Kështu ka njoftuar Vatikani...
21:28 | 05/06/2026

Trupi i gjetur në një depo i përket 11-vjeçares së zhdukur në Francë, shkaqet e vdekjes ende nuk dihen

Trupi që u gjet të enjten në një depo në Francë, i përket Lianës 11-vjeçare, e cila ishte zhdukur prej ditësh. Trupi i fëmijës është identifikuar...
21:14 | 05/06/2026