Nikolla pret Yuri Kim me rastin e largimit nga Shqipëria: Misioni juaj, i suksesshëm
Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, priti këtë të martë në një takim ambasadoren e ShBA-ve në Tiranë, Yuri Kim, me rastin e përfundimit të misionit në Shqipëri.
Kryetarja Lindita Nikolla vlerësoi kontributin e ambasadores Kim në forcimin e partneritetit strategjik dhe bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe ShBA si edhe bashkëpunimin e ngushtë me Kuvendin e Shqipërisë.
“Misioni Juaj në Shqipëri ishte mjaft i suksesshëm. Gjatë shërbimit Tuaj u shënua 100-vjetori i marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara; Shqipëria filloi negociatat e anëtarësimit me Bashkimin Evropian; avancoi reformat e rëndësishme, sidomos Reformën në Drejtësi, vijimin e Vetting-ut, plotësimin dhe bërjen funksionale të organeve të qeverisjes së sistemit, i dha fund kulturës së pandëshkueshmërisë; u rrit roli i Shqipërisë në zhvillimet, bashkëpunimin dhe integrimin rajonal; u forcua partneriteti strategjik shembullor mes Shqipërisë dhe ShBA në NATO dhe Këshillin e Sigurimit të OKB-së; ShBA mbështetën dialogun Kosovë-Serbi dhe zgjidhjen sipas Planit Evropian të këtij dialogu dhe bashkëpunimit mes dy vendeve”, theksoi Kryetarja Nikolla.
Kryetarja Lindita Nikolla i uroi Ambasadores Yuri Kim suksese në vijimin e karrierës në Departamentin e Shtetit dhe shprehu bindjen se kudo që të punojë dhe kudo që të ndodhet, do të jetë gjithmonë një mike e mirë e shqiptarëve dhe e Kuvendit të Shqipërisë.
Ambasadorja Yuri Kim falenderoi Kryetaren Lindita Nikolla për vlerësimet dhe vuri në dukje se ishte me fat që shërbeu në Shqipëri në kohë domethënëse për marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara, por edhe në kohë të vështira të zhvillimeve ndërkombëtare.
LEXONI GJITHASHTU:
Protesta në Tiranë, policia ndjek penalisht 15 persona: Prishje e qetësisë publike dhe pengim i qarkullimit
Zbardhet atentati ndaj servisit të celularëve në Kamëz, arrestohet 18-vjeçari që qëlloi me kallashnikov
Tentoi të përplaste me makinë nënën e bashkëjetueses, arrestohet 28-vjeçari në Lezhë
- 15:13 Lëkundjet e shpeshta pasuese të tërmetit ndikojnë në përpjekjet e shpëtimit në Venezuelë
- 15:12 Dy viktima në Tajvan pas përmbytjeve masive, vijojnë paralajmërimet për reshje të dendura shiu
- 15:04 Kina dhe Rusia zhvillojnë stërvitje të përbashkët ajrore mbi Detin e Japonisë dhe në pjesën perëndimore të Oqeanit Paqësor
- 14:45 Bahreini: U shënjestruam nga dronë iranianë pas sulmeve amerikane ndaj Iranit
- 14:32 “Omega” përvëlon Europën, 94 milionë njerëz përballen me temperaturat ekstreme
- 14:17 Ministri i Brendshëm Lamallari për Euronews Albania: Mund të shpallen persona të tjerë “Non Grata”