A duhet të largohen muxhahedinët? Kim: Mbështesim Shqipërinë në vendimet e saj

21 Qershor 2023 | 10:30

Ambasadorja Yuri Kim ka komentuar tensionet ditën e djeshme mes policisë shqiptare dhe muxhahedinëve, ku për pasojë disa persona mbetën të lënduar.

Në një konferencë për mediat, e pyetur nëse muxhahedinët duhet të largohen nga Shqipëria, ajo tha se vendimi është i qeverisë sonë dhe se SHBA e mbështet në hapat që do të ndërmerren.

Mes të tjerash, ajo theksoi se muxhahedinët duhet të respektojnë ligjet dhe rregullat e vendit tonë.

“Mendoj se është një vendim që duhet ta marrë qeveria shqiptare, por një gjë është shumë e qartë: që ne mbështesim të drejtën e Shqipërisë për të zbatuar ligjet e saj në vendin e veta. Ka terma të caktura që zbatohen për çdo lloj mysafiri në vendin tuaj dhe këto duhet të zbatohen prej tyre”- tha Kim.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026