Nga përballja me Berishën te sfidat e Shqipërisë, Kim mban konferencën e lamtumirës

21 Qershor 2023 | 10:43

Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim, mbajti këtë të mërkurë një konferencë të fundit me gazetarët, përpara përfundimit të detyrës së saj në Tiranë.

Në fjalën e saj, Kim u ndal dhe te çështjet që Shqipëra duhet të fokusohet për të përmirësuar jetën politike dhe socio-ekonomike. Ambasadorja e SHBA-ve e vendosi theksin te vijimi i reformave të rëndësishme që janë ndërmarrë nga qeveria, si reforma e drejtësisë, çrrënjosja e korrupsionit si dhe lehtësimi i procedurave në çështjen e pronës.

“Çdo vend ka sfidat e tij, por kur flasim për gjërat që duhet të jenë ndryshe në Shqipëri, e themi këtë duke pasur respekt dhe jo sepse ne nuk kemi problemet tona. Më duhet ta qartësoj se ambasadorët që shërbejnë në Shqipëri nuk ndjekin axhenda personale. Nëse ka diçka që nevojitet të përmirësohet kjo është e rëndësishme që të bëhet. Por gjithashtu është e rëndësishme që të vijohet pa pushim për të mbajtur këto reforma, sikurse ka qenë reforma në drejtësi, sikurse është çrrënjosja e korrupsionit, sikurse është lehtësimi i procedurave për çështjen e pronës, që do t’iu bënte ju një vend më të pasur dhe më të fortë, sikurse janë dhe zonat e tjera të bashkëpunimit si ajo e fushës së mbrojtjes”, tha Kim.

Pyetjeve të gazetarëve për vështirësinë e përballjes me ish-kryeministrin Berisha gjatë mandatit të saj, Kim tha se çdo ambasador amerikan përballet me sfidat e tij. Sipas saj, kjo pasi çdo ambasadorë e SHBA-ve kanë për detyrë që ta drejtojnë Shqipërinë drejt të ardhmes në çdo kohë.

“Çdo ambasador përballet me sfidat e tij, por ka diçka me SHBA-të ne gjithmonë përballemi me të ardhmen. Çdo ambasador amerikan që ka shërbyer në të shkuarën, që shërben aktualisht, apo që do të shërbejë në të ardhmen, do të përpiqet ta drejtojë gjithmonë Shqipërinë drejt të ardhmes”, tha Kim.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026