Tentoi t’i korruptonte, 44-vjeçari rrezikon jetën e efektivëve gjatë “arratisjes”

21 Qershor 2023 | 14:21

Është arrestuar 44-vjeçari i cili ishte shpallur në kërkim pasi u kap duke transportuar emigrantë.

Policia bën me dije se në pranga ka rënë shtetasi K.M.

Në janar të këtij viti, 44-vjeçari u konstatua në fshatin Hot, Malësi e Madhe, duke transportuar emigrantë, kundrejt pagesave, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit.

Menjëherë pas konstatimit nga shërbimet e Policisë, shtetasi K. M. ka tentuar të korruptojë efektivët. Gjithashtu, 44-vjeçari është larguar me shpejtësi, me automjet, nga vendi i ngjarjes, duke përbërë rrezik për jetën e efektivëve që po kryenin veprimet procedurale për rastin.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë. Nga përplasja me armë humb i jetën...
09:31 | 04/06/2026