“Vepër kriminale”- Sveçla publikon videon, tregon si ka ndodhur rrëmbimi i policëve
Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka postuar në rrjetin social Twitter një video shpjeguese mbi mënyrën se si ndodhi rrëmbimi i tre efektivëve të policisë së Kosovës.
Zveçla nënvizon në reagimin e tij se rrëmbimi i policëve ka qenë i planifikuar dhe është bërë me urdhër të presidentit serb Aleksandër Vuçiç.
Ai shton se kemi të bëjmë me një vepër kriminale pasi policët janë rrëmbyer 1 km në brendësi të territorit të Kosovës.
“Një rrëmbim i planifikuar. Një vepër kriminale. Videoja e mëposhtme tregon se si forcat serbe, me urdhër të drejtpërdrejtë të Vuçiçit, rrëmbyen zyrtarët tanë të PK-së, thellë në territorin e Kosovës. Saktësisht 1 km larg kufirit. Serbia duhet të ndalojë dezinformimin dhe të lirojë oficerët tanë tani”, shkruan ai.
A planned abduction. A criminal act.
The video below, shows how Serbian forces, w/direct order from Vucic, abducted our KP officials, deep w/in the territory of 🇽🇰. Exactly 1km away from the border. Serbia has to stop disinformation & release our officers now. pic.twitter.com/XAfpAAkjjt
— Xhelal Sveçla (@XSvecla) June 21, 2023
LEXONI GJITHASHTU:
Britania dënon deklaratat e ministres serbe për Kosovën: Të neveritshme dhe pa vend në shoqërinë e sotme
Deklaratat e Paunoviq kundër Kosovës, Marta Kos: E habitshme që vazhdon të jetë ministre
Reagon ministrja serbe: I kërkoj falje Vuçiçit
- 14:51 Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari
- 14:45 Parlamenti italian miraton reformën zgjedhore të kontestuar të Melonit
- 14:31 “Smart City”, Rama: Projekti nuk ndalet më, do të shtrihet në të gjithë territorin
- 14:30 Britania dënon deklaratat e ministres serbe për Kosovën: Të neveritshme dhe pa vend në shoqërinë e sotme
- 14:18 Rama dhe Lamallari në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të “Smart City”: Detekton rreziqet në kohë reale
- 14:12 Trump shkarkon prokurorin federal të Seattle vetëm një orë pas emërimit nga gjykata