Ksamili destinacion pa rrugë, asnjë investim në infrastrukturë, ankohen turistët

21 Qershor 2023 | 16:35

Në Ksamil ka javë qe turistët nga mbare bota kanë mbërritur për pushime. Teksa mahniten nga ujërat e kristalta të Jonit mbeten të zhgënjyer nga infrastruktura rrugore pak metra larg detit.

Për të shijuar bregdetin e Ksamilit fillimisht duhet të kalosh përmes këtyre rrugëve, me gropa dhe pa vijëzime. Sipas pushuesve modernizimi i infrastrukturës turistike në qytezë nuk shkon paralel me infrastrukturën rrugore.

“E gjetëm nga interneti, e pamë, na pëlqeu dhe vendosem të vijmë, çmimet dhe çdo gjë sipas vendit janë në rregull, por duke marrë parasysh që është vend kaq i frekuentuar duhet të ketë investime më të mëdha në  infrastrukturë e kudo tjetër, sepse deti na pëlqen shumë”, thotë një turiste portugeze.

Kjo pushuese italiane mbërriti në Shqipëri pasi i biri i sugjeroi Ksamilin. Rrugët e lëna në mëshirë të fatit dhe çdo shërbim tjetër publik i munguar i kanë rënë në sy.

“Ne erdhëm në Shqipëri sepse pamë fotografi të Ksamilit, sepse djali jonë erdhi këtu në Shqipëri 4 vjet më parë dhe i la një shije të mirë ky vend, por sa i përket rrugës, duhet parë dhe duhet rregulluar sepse një vend kaq i bukur nuk mund të jetë në këtë gjendje. Duhen investime dhe duhet edhe të pastrohet. Çdo gjë tjetër na pëlqen, koha e mirë dhe natyra e mirë”, shprehet ajo.

Ksamili është absolutisht një nga destinacionet më të populluara në hartën turistike të vendin tonë, por është harruar nga institucionet lokale për sa i përket investimeve. Përveç infrastrukturës rrugore, shpesh herë ka probleme me furnizimin me ujë apo edhe rrugët e ndriçuara gjatë natës.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026

Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje

Autobusi i linjës Durrës–Spitall (linja e Universitetit) u përfshi nga flakët teksa ishte në lëvizje. Zjarri u vu nën kontroll në kohë nga shërbimi zjarrfikës,...
12:10 | 04/06/2026