20 të rinj në Gjirokastër do të stilojnë veshje me motive tradicionale
Një grup prej 20 vajzash nga Shqipëria dhe Kosova janë bërë pjesë e shkollës verore që po organizohet në Gjirokastër për përgatitjen e veshjeve popullore, mbështetur mbi motivet e traditës dhe vlerat tona kombëtare.
Pjesëmarrëset janë studente, stiliste të reja ose të apasionuara në qëndisjen tradicionale dhe punimin e kostumeve karakteristike nga krahinat e ndryshme të Shqipërisë dhe Kosovës.
Ato vlerësojnë organizime të tilla aq më tepër për promovimin e kostumeve popullore dhe përcjelljen e vlerave të tyre tek të rinjtë.
“Po ka shumë që i preferojnë, unë për vetë kam veshjen e Drenicës, është prej Kosovës e kam dhe e dua dhe e vlerësoj shumë, sepse sa herë e vesh, ndihem shumë komode, përfaqëson vendin tim, Drenicën dhe gjithashtu kam shumë interes për t’i ruajtur vlerat tona tradicionale”, thotë një vajzë.
“Unë ndodhem këtu në kampin e rikthimit të traditës, një mundësi për të ruajtur traditat tona si ato nga Kosova po ashtu edhe ato nga Shqipëria. Besoj se është mjaft e rëndësishme të dimë të kaluarën tonë, në mënyrë që të ecim përpara në të ardhmen duhet ta dimë se kush kemi qenë në mënyrë që ta dimë se kush do të bëhemi. Mendoj se mënyra më e mirë për të ruajtur traditat është edhe rikrijimi i veshjeve, modernizimi i atyre në mënyrë që çdo gjeneratë dhe çdo brez të jetë pjesë e traditës”, shprehet një tjetër.
Mjeshtrit artizanë vlerësojnë interesimin e të reja për qëndisjen tradicionale dhe veshjet popullore dhe aq më tepër mbajtjen gjallë të këtyre vlerave në Shqipëri dhe Kosovë.
“Nëse ka ndërthurje të elementit të kostumit popullor me pak prekje tek ajo që duan të realizojnë vajzat qoftë element në qëndisje, qoftë element nga e gjithë veshja popullore përmendim këto fustanellën, dhe arrihet deri një figuracion i ri kjo do të thotë që vëmendjen e kanë të fokusuar tek veshja kombëtare tradicionale, sikundër edhe tek arkitektura e qytetit që ato ta sjellin nëpërmjet realizimit të veshjeve të tyre. Unë theksoj se kjo prekje qoftë edhe e vogël tek këto produkte që do të realizohen është një shtysë e mirë për t’u ingranuar ato vajza të reja tek qëndisja dhe vazhdimësia e kostumit tradicional”, thotë Eli Zhulati, mjeshtre qëndistare.
Punimet e realizuara do të ekspozohen në zonën muzeale të Gjirokastrës duke qenë edhe një aset me vlera për zhvillimin e turizmit.
LEXONI GJITHASHTU:
- Qendrat e suvenireve në Gjirokastër në shërbim të turizmit: I njohim me traditat
- Të huajt kureshtarë për punimet e zanatçinjve në Gjirokastër
Bardhi: Mocioni për protestën dhe raportin e PE u rrëzua pa argument, Parlamenti i vetmi që nuk i ka kushtuar vëmendje
Akuzat për sigurinë ushqimore në Akademinë e Sigurisë, reagon “SORI-AL”
Vlorë, IMT prisht 3 objekte në kuadër të projektit Transballkanike-Port-Lungomare 4
- 12:48 Aeroportet e Romës do të pezullojnë sistemin e ri EES gjatë verës për të shmangur fluksin e lartë të pasagjerëve
- 12:44 Ali Ahmeti reagoi kundra protestave në Shqipëri, reagon Bardhi: Po keq përdoret nga PS
- 12:33 Bardhi: Mocioni për protestën dhe raportin e PE u rrëzua pa argument, Parlamenti i vetmi që nuk i ka kushtuar vëmendje
- 12:30 Akuzat për sigurinë ushqimore në Akademinë e Sigurisë, reagon “SORI-AL”
- 12:30 Tërmetet vdekjeprurëse në Venezuelë, reagon edhe Putin: Solidaritet dhe mbështetje për popullin venezuelian
- 12:25 Balla: Jam i sigurt se Dritan Goxhaj punon për Iranin, prokuroria të hetojë