“Gabimet e Yuri Kim”, Rudina Hajdari: Çfarë nuk bëri me reformën zgjedhore
Ish-deputetja e Partisë Demokratike Rudina Hajdari ishte e ftuar në “Now me Erla Mëhillin” për të folur rreth largimit të ambasadores së Yuri Kim dhe për rrugëtimin e saj në Shqipëri.
Hajdari tha se Kim gjatë kohës së saj si ambasadore ka përcjellë objektivat dhe ka përfaqësuar interesat e shtetit amerikan.
Ish-deputetja tha se mbase ajo ka pasur një mangësi, pasi gjatë periudhës që ajo ka qenë në Shqipëri, opozita ka pasur rol më të cunguar. Sipas saj ambasadorja Kim është parë paksa më e njëanshme dhe më pranë qeverisë.
“Mendoj se reforma zgjedhore duhet të kishte ecur më tepër. Duhet të kishim lista të hapura totalisht dhe duhet të ishte mbështetur ndryshimi i sistemit, në një sistem proporcional me lista të hapura. Në atë kohë unë isha ndër të paktat që e mbështesja këtë iniciativë. Zoti Basha del sot hapur dhe e mbështet, ndërsa në atë kohë nuk e përkrahu e madje e bllokoi”,-tha Rudina Hajdari.
LEXONI GJITHASHTU:
Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij
Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit
“Rama jepe dorëheqjen”, protestuesit marshojnë dhe ndalen para Parlamentit në Tiranë
- 14:02 Nga Chevrolet te raketat Patriot, Amerika ndryshon strategjinë ushtarake
- 13:36 KQZ certifikoi rezultatin e zgjedhjeve në Kosovë, ja sa ulëse fituan LVV, PDK, LDK dhe AAK në Kuvend
- 13:27 Barack Obama i ka ngritur një monument vetes
- 13:18 Protesta në Tiranë, policia ndjek penalisht 15 persona: Prishje e qetësisë publike dhe pengim i qarkullimit
- 13:10 Trump kërcënon me tarifa shtesë për vendet evropiane
- 12:55 “Rama n’burg, Berisha n’burg”, Berisha komenton thirrjet ndaj tij në protestë: Janë mjeranë