Eksperti: Ku ndryshon ambasadori i ri me Yuri Kim dhe politika e “non gratave”

21 Qershor 2023 | 21:40

Eksperti i çështjeve ndërkombëtare, Akri Çipa tha në emisionin Now në Euronews Albania se impakti i Yuri Kim në Shqipëri do të ndihet edhe pas largimit të saj nisur nga posti i ri në DASH që lidhet me rajonin.

Sipas tij, qasja e SHBA ndaj Shqipërisë nuk pritet të ndryshojë, me gjithë nuancat individuale që mund të ketë ambasadoru i ri David J. Kostelancik.

E njëjta gjë, theksoi Çipa pritet të vijojë edhe s ai përket politikave të non gratave, që sipas tij lidhte me qasjen e SHBA ndaj gjithë rajonit.

“Çdo diplomat ka qasjen njerëzore dhe mënyrën si komunikon, do kemi diferenca, por në aspektin e madh të gjërave nuk do ndryshojë në politikat që do ndiqen. Kim do jetë ende aktive në DASH për mbulimin e Evropës dhe Shqipëria do ketë input më të madh. Besoj se qëndrimi ndaj non gratave do jetë konsistent duke marrë parasysh qasjen ndaj rajonit, prek elementin bazë në luftën ndaj korrupsionit. S’besoj të ketë një ndryshim sa i përket qasjes në këtë aspekt”, tha eksperti.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026