“Basha udhëhoqi betejën ndaj Berishës” Gazetari: Jepini meritat që i takojnë

21 Qershor 2023 | 22:03

Gazetari Reldar Deda ishte këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin” për të komentuar zhvillimet e fundit brenda partisë demokratike, ku Lulzim Basha kandidon për t’u bërë sërish kryetar i Partisë Demokratike.

Ai tha se Lulzim Basha ka meritat e tij në Partinë Demokratike dhe po ashtu duhet thënë se ai ishte personi kryesor që doli në betejë kundër Sali Berishës.

“Sali Berisha është një person që ka vota shumë dhe kemi një fakt shumë kokfortë që është fakti më i rëndësishëm që duhet të analizohet janë 104 mijë vota që ka PD-ja zyrtare.

Unë mendoj se kjo ka qenë votë kundër Sali Berishës dhe këtë betejë kundër Sali Berishës, mirë apo keq, të gabuar apo të drejtë e mori Lulzim Basha dhe ne nuk mund  të mos i japim këtë gjë, qoftë negativisht, qoftë pozitivisht. Ai e mori përsipër, është domeni kryesor anti-Berisha sot në Partinë Demokratike”,-tha Reldar Deda në Euronews Albania.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij

Duke folur për protestat e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë, gazetarja Mirela Milori u shpreh se problematikat e ngritura në shesh po përpiqen të zbehen...
22:28 | 25/06/2026

Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit

“Një agjent nuk del me fytyrë për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit, por vepron në mënyrë të fshehtë.” Kështu u shpreh aktivisti Ervin Goci në...
21:57 | 25/06/2026

“Rama jepe dorëheqjen”, protestuesit marshojnë dhe ndalen para Parlamentit në Tiranë

Pas rreth dy orësh fjalimesh në ditën e 26-të të protestës, aktivistët dhe qytetarët e mbledhur para Kryeministrisë kanë nisur marshimin nëpër kryeqytet, duke thirrur...
21:36 | 25/06/2026