Më shumë se 12 vjet burg për agresorin e një polici gjatë sulmit në Kapitol 

22 Qershor 2023 | 12:34

Daniel Rodriguez nga Kalifornia, i cili i vuri një armë në qafë oficerit të policisë Michael Fanoun në një nga përleshjet më brutale në Kapitol, SHBA, më 6 janar 2021, është dënuar me më shumë se 12 vjet burg.

Gjykatësi Jackson tha se 40-vjeçari Rodriguez kishte shumë urrejtje brenda vetes dhe se përveç sulmit ndaj policisë, ai akuzohet se shkatërroi edhe pronën, raporton Zëri i Amerikës.

“Ju u shfaqët në Uashington gati për të luftuar. Nuk mund të fajësoni askënd tjetër për atë që bëtë kur arritët atje,” tha Jackson.

Rodriguez u deklarua fajtor për akuzat në shkurt, duke përfshirë sulmin ndaj oficerit Michael Fanoun; dhe prokurorët rekomanduan një dënim me 14 vjet burg dhe një gjobë prej afro 100,000 dollarë për të mbuluar shpenzimet mjekësore të oficerit.

Vetëm dy persona të akuzuar për trazira kanë marrë deri tani dënime më të gjata burgimi.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

BE ndihmë shtesë prej 100 milionë eurosh për ushtrinë libaneze

Bashkimi Evropian ka miratuar një ndihmë shtesë prej 100 milionë eurosh për ushtrinë libaneze në një përpjekje për të forcuar armëpushimin e fundit të brishtë....
17:27 | 04/06/2026

“Jo më udhëtime luksoze teksa ukrainasit po vdesin”, 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra për vizat ruse

Një koalicion prej nëntë shtetesh anëtare të BE-së, plus Islanda dhe Norvegjia, po rrit presionin për të shtrënguar kushtet e vizave për turistët rusë ndërsa...
17:24 | 04/06/2026

Bitcoin bie në nivelin më të ulët që nga shkurti, rritet pasiguria në tregjet e kriptomonedhave

Bitcoin ka shënuar një rënie të fortë, duke prekur nivelin më të ulët që nga shkurti dhe duke humbur më shumë se 25% të vlerës...
17:21 | 04/06/2026