Betohet në Presidencë anëtari i pestë i Gjykatës Kushtetuese, Altin Binaj

22 Dhjetor 2020 | 12:56

Anëtari i ri i Gjykatës Kushtetuese, z. Altin Binaj është betuar sot para Presidentit të Republikës.

Në një njoftim të shpërndarë nga Presidenca bëhet me dije se ne ceremoninë e zhvilluar në ambientet e presidencës ishin të pranishëm kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Sh. T. Z. Gramoz Ruçi, kryetarja në detyrë e Gjykatës Kushtetuese, znj.Vitore Tusha, Avokati i Popullit, znj.Erinda Ballanca dhe drejtuesja e misionit OPDAT të Ambasadës së SHBA në Tiranë, znj.Michelle Lakomy.

Altin Binaj u votua si anëtari i pestë i Gjykatës Kushtetuese disa ditë më parë nga Parlamenti i Shqipërisë.

Aktualisht në Gjykatën Kushtetuese janë pesë anëtarë si; Vitore Tusha, Elsa Toska, Marsida Xhaferllari dhe Fiona Papajorgji e Altin Binaj, ndërkohë që katër vendet e tjera mbeten vakante. Me zgjedhje e Altin Binajt, tashmë Gjykatës Kushtetuese i duhet edhe një emërim i ri për t’u bërë funksionale. 

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi do të mblidhet sot për të përcaktua emrat e kandidatëve për Gjykatën Kushtetuese që do t’i dërgojë Presidentit të Republikës për miratim.

Në garë për plotësimin e vakancës së mbetur janë Aleksandër Toma dhe Përparim Kalo pasi disa të tjerë janë skualifikuar nga gara për shkak se nuk plotësojnë kushtet ligjore.

KED do të bëjë renditjen e këtyre dy kandidatëve në bazë të pikëve dhe më pas do të jetë kreu i shtetit që do të përzgjedhë për t’i dhënë mandatin e gjyqtarit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026