Murrizi: SPAK po bën gjyqe politike, më vjen keq për të gjithë

22 Qershor 2023 | 19:36

Ish-deputeti i PD Myslim Murrizi e cilësoi si gjyq politik hetimin nga ana e SPAK të ish-ministrit Arben Ahmetaj.

Murrizi u shpreh se është kundër arrestimit të personave publik që hetohen për afera të ndryshme, derisa të provohet se janë fajtorë.

Arrestimet e këtyre personave që nuk kanë rrezikshmëri publike, sipas tij, bëhen vetëm për show.

“Jam kundër kodit të procedurës penale bolshevike, që bëjnë show me të pandehurit, i dënuar quhesh kur dënimi merr formë të prerë. I pandehur nuk ka pse shkohet për show mediatik, të një gjuetie shtrigash të grupeve mes njëri-tjetrin direkt te masa e fundit për persona që nuk kanë rrezikshmëri, për persona që nuk mund të prishin provat, direkt te arresti me burg. Për të gjithë, nëse janë persona që ushtrojnë një funksion publik, si Bllako, Dako, bllokoi pasaportën, i fundit është arresti me burg. Këtu arrestohen për show, për të kënaqur vegjëlinë me gjyqe publike, këtu ta bëjnë gjyqin gazetarët në studio edhe pa qenë njëri i fajshëm”, tha Murrizi.

 

 

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“One stop”, nënshkruhet marrëveshja me Maqedoninë e Veriut për zbatimin e kontrolleve të përbashkëta 

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari këtë të shtunë dhe homologu i tij në në Maqedoninë e Veriut, Pançe Toshkovski nënshkruan në Peshkopi Marrëveshjen për vendosjen...
16:15 | 27/06/2026

Përjashtohet nga Policia e Shtetit ish-drejtori i policisë së Shkodres, Gentian Berberi

Përjashtohet nga Policia e Shtetit, Gentian Berberi, ish-drejtori i policisë së Shkodres. Vendimi i Standarteve Profesionale, ka ardhur pasi Berberi vetëm pak ditë më parë...
15:25 | 27/06/2026

Protesta në Tiranë, policia ndjek penalisht 15 persona: Prishje e qetësisë publike dhe pengim i qarkullimit

Policia e Tiranës ka proceduar penalisht 15 persona pas tubimit të zhvilluar në kryeqytet, në kuadër të protestës qytetare që vijon prej 28 ditësh në...
13:18 | 27/06/2026