Veliera u përplas me një masiv rëre, policia e Durrësit ndihmon 4 turistë italianë
Shërbimet e Policisë së portit të Durrësit iu shkuan në ndihmë 4 turistëve italianë që u përplasën me një masiv rëre, teksa lundronin në drejtim të Korfuzit me një mjet lundrues velierë.
“Rreth orës 16:00, shërbimet e Policisë së portit të Durrësit, janë njoftuar se në afërsi të zonës së quajtur “Kepi i Rodonit”, një mjet lundrues velierë me të cilin lëviznin nga porti i Shëngjinit, drejt Korfuzit, 4 turistë italianë, kishte ngecur në det, për shkak të përplasjes me një masiv rëre. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e PKK Port Durrës, në bashkëpunim me kolegët e GDF-së, iu kanë shkuar në ndihmë 4 turistëve italianë, të cilët janë transportuar fillimisht me mjet lundrues, në breg, dhe më pas me Ambulancë, në spital, për të marrë asistencën mjekësore”, sqaron policia.
Për shkak të tronditjes, vijon të marrë asistencë mjekësore në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën, shtetasi italian A. R., 48 vjeç, ndërsa 3 shtetasit e tjerë janë në gjendje të mirë shëndetësore.
LEXONI GJITHASHTU:
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 15:39 I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 15:32 “Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 15:32 Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës
- 15:23 Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona