Trembëdhjetë viktima nga Covid-19, bie numri i të infektuarve
Ministria e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale thotë se në 24 orët e fundit në vend kanë humbur jetën 13 qytetarë nga Covid-19, ndërsa janë evidentuar 389 raste të reja.
Numri i të shtruarve në spitale sipas ministrisë vijon të jetë i qëndrueshëm. Aktualisht në katër spitalet COVID, po marrin trajtim mjekësor 344 pacientë, 19 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 12937
Fier 1676
Durrës 1285
Shkodër 1299
Vlorë 1062
Korçë 1025
Elbasan 920
Berat 901
Lezhë 884
Gjirokastër 554
Kukës 485
Dibër 426.
Gjithashtu tregues tjetët pozitiv mbetet edhe trendi i të shëruarve në orët e fundit. Listës së të shëruarve i janë shtuar 497 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në total në 29,249, që nga fillimi i epidemisë.
Për herë të fundit nën 400 raste të reja me COVID-19 qenë raportuar më 4 nëntor-396 raste, shifër kjo, e cila tregon për një përmirësim të ndjeshëm të situatës së pandemisë. Tregues tjetër për këtë prirje lehtësuese është fakti se pozitiviteti në personat, që janë testuar ka zbritur në 16% në një kohë kur në muajt tetor-nëntor kjo e dhënë kishte kapërcyer 30%.
Nga të dhënat epidemiologjike dëshmohet se qarku më i prekur është Tirana, ndërsa në të gjithë Shqipërinë kanë humbur jetën nga virusi 1111 qytetarë.
Ministria e Shëndetësisë kërkon nga qytetarët të tregojnë kujdes, të ruajnë distancën dhe të shmangin vendet ku vihen re grumbullime masive. Ekspertët thonë se këto janë masa të thjeshta, por tepër të domosdoshme për të frenuar agresivitetin dhe shpërndarjen masive të infeksionit në popullatë.
Dita e tretë e protestës, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec! Dalin me pankarta në duar
Nisin provimet e Maturës Shtetërore 2026, sot provimi i Gjuhës së Huaj
Protestat për Pishë-Poron, Rama: Zona është e kategorisë së pestë dhe lejon aktivitet ekonomik
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq