Balkan Talks | Publicisti Nexhmedin Spahiu: Zgjedhjet i fiton Albin Kurti me 50%
Publicisti Nexhmedin Spahiu komentoi për Balkan Talks me gazetarin Franko Egro zhvillimet më të fundit në Kosovë, ku Gjykata Kushtetuese rrëzoi qeverinë e Avdullah Hotit pasi shpalli të paligjshëm mandatin e deputetit Etem Arifi. Ky i fundit kishte votuar “pro” qeverisë së Hotit duke u bërë i 61-ti deputet që votonte formimin e kabinetit që zëvendësoi qeverinë e Albin Kurtit.
Spahiu tha se vendimi i gjykatës ishte i drejtë dhe vajtja e Kosovës në zgjedhje është “rrugëzgjidhje” për gjendjen politike në të cilën ndodhej vendi.
“[Zgjedhjet] janë një rrugëzgjidhje se i jep një drejtim ngërçit politik të shkaktuar në Kosovë dhe nga ana politike është një gjë e duhur. Kurse për anën juridike ky vendim dëshmoi sesa në Kosovë nuk përfillet ligji. Janë bërë një varg shkeljesh pasi nuk bëhet skanimi i kandidatëve dhe skanimi për vlefshmërinë e mandative,” – tha Nexhmedin Spahiu për Balkan Talks.
Vetëvendosja ka qenë në qeveri për një periudhë të shkurtër prej rreth 50 ditësh dhe sipas zotit Spahiu, për faktin se perceptohet si e pa-korruptuar edhe teksa ishte në qeveri mund të bëjë që ajo të marrë sërish të njëjtën mbështetje nga elektorati, madje edhe diçka më tepër. Sipas Spahiut Vetëvendosje mund të marrë deri 50% të votave dhe kjo do ndodhë sepse nuk u korruptua në këto ditë të qeverisjes.
“Për këto 50 ditë ajo dëshmoi që nuk tundohet nga korrupsioni, do të thotë ishte qeveri shembull se si të përmbahet dhe të mos jetë e korruptuar. Kjo ishte e mjaftueshme për të vërejtur qytetarët e Kosovës se është një forcë tjetër, që do të bëjë diçka për ta,” – tregon zoti Spahiu, i cili shtoi se sidoqoftë qeverisja e Kurtit nuk ishte domosdoshmërish e mirë.
“Lidhja Demokratike e Kosovës”, e cila ishte partnere e Kurtit shkaktoi rënien e qeverisë dhe u angazhua si parti e parë politike. Por zoti Spahiu mendon se LDK-ja është “në hall të madh”, për të vënë apo jo në krye të listës kryetarin e saj Isa Mustafa, të cilin sipas tij, elektorati tashmë, nga përvoja me Vjosa Osmanin, e shohin si një uzurpues dhe kjo gjë nuk i vlen partisë.
Zonja Vjosa Osmani ka deklaruar se do të garojë me një listë te vetën, por që do të jetë alternativë. Ajo fitoi shumë vota në zgjedhjet e tetorit, por kjo nuk do të thotë që mund të fitojë zgjedhjet e vetme.
“Fatkeqësisht ajo ka bërë disa gafa kryesisht është vërejtur që është shumë egoiste gjë që është një pengesë dhe kjo do ketë koston e vetë,” – u shpreh zoti Spahiu duke shtuar se përvoja e shkuar ka treguar se kushdo që është ndarë nga partitë e para nuk e ka pasur të gjatë suksesin në politikë.
Publicisti Spahiu tregoi si i mendon partitë kryesore në këto zgjedhje.
“Në këto zgjedhje LDK-ja pa Vjosa Osmanin do jetë shumë e pafuqishme dhe njësoj do jetë PDK-ja pa themeluesit e saj,” – rrëfeu Spahiu.
Sipas tij në këto zgjedhje zoti Kurti mund të marrë 50% të votave dhe kjo vjen nga gjendja në të cilën ndodhet partitë e tjera që e shprehu dhe më lart.
Koloneli: Pasurimi i uraniumit, pika më e nxehtë, frika e Perëndimit është bomba bërthamore
Kreu i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane zbulon planin e tre kongresmenëve për Kosovën në NATO
Rezolutë që Kosova të futet në NATO, Turdiu: Hap pozitiv për sigurinë, pengesë mbetet mosnjohja nga 4 vende
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet